Kryetari Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për situatën e krijuar në katër komunat veriore të Mitrovicës, ku bizneset i kanë mbyllur të gjitha dyqanet përfshirë edhe ato me produkte ushqimore, duke synuar të paraqesin një gjendje që ata po e quajnë “katastrofë humanitare”.
Bahtiri tha se bashkë me Qeverinë e Republikës së Kosovës, po mundohen që ta furnizojnë veriun e vendit me produkte të ndryshme, në mënyrë që qytetarët në atë pjesë të mos ankohen ashtu siç edhe ka planifikuar Serbia, transmeton Telegrafi.
Ai tha se qëllimi i Serbisë është që ta paraqesin gjendjen katastrofale në veri të Kosovës, dhe të raportojnë tek Këshilli i Sigurimit në mënyrë siç tha ai, veriu të jetë nën mbikëqyrje të UNMIK-ut.
Mirëpo ky plan i Serbisë, sipas Bahtirit do të dështoj.
“Edhe me krizën po ballafaqohemi jashtëzakonisht fuqishëm me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe me ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë…Kemi ndejt deri vonë duke apeluar të gjithë biznesmenët, supermarketet dhe të gjitha ato që janë në koordinim me Republikën e Kosovës, që të çojnë mallra në veri, të pozicionohen në mënyrë që të mos thonë serbët që kanë krizë ekonomike apo bllokadë katastrofale. Ne jemi të gatshëm të japim kontributin. Po shtohen qendrat mobile, dhe do të dështoj plani i Serbisë, si në aspektin publik dhe medial. Qëllimi i tyre ka qenë i tillë që gjendjen ta paraqesin ‘katastrofë ekonomike’, dhe ata të vijën këtu dhe të raportojnë tek Këshilli i Sigurimit që UNMIK-u ta menaxhoj atë pjesë. Por ne jemi të gatshëm ta mbulojmë me qendra mobile për të blerë kush sa donë dhe çfarë malli të dojë”, ka thënë Bahtiri.
Ndryshe, kjo po bëhet në shenjë proteste ndaj taksës 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Për këtë gjendje, Qeveria e Kosovës ka thënë se do të dërgoj mallra në veri të vendit, në mënyrë që qytetarëve serbë të Republikës së Kosovës mos t’u mungojnë gjërat elementare për jetesë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak