A mund stina e vitit në të cilën është lindur fëmija të parashikojë problemet me alergjitë?
E dimë që muajt në të cilët lindim kanë rol të caktuar në jetë. Mirëpo, a mund të parashikojnë prirjen ndaj alergjive dhe të na ndihmojnë që të pengojmë zhvillimin e alergjive?
Sipas hulumtimit më të ri të universitetit Sauthampton, i cili është publikuar në revistën Allegry, duket që mundet, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët kanë studiuar njerëzit e lindur në ishullin Wight në Angli. Kanë konstatuar që markeri specifik në ADN, i lidhur me periudhën në të cilën lindim, është i pranishëm me rastin e lindjes, por edhe 18 muaj më vonë.
Hulumtimi është aq i rëndësishëm, sepse ka arritur të lidhë të ashtuquajturat “tipare epigjenetike” të lidhura me stinën e vitit në të cilën lindim me alergjitë.
Sipas publikimit zyrtar, njerëzit e lindur në vjeshtë kanë rrezik më të madh për ekzema të lëkurës sesa ata të lindur në pranverë.
“Këto janë rezultate interesante. E dimë që stina e vitit në të cilën kemi lindur ka efekt te njerëzit gjithë jetën. Për shembull, personat e lindur në vjeshtë dhe dimër kanë rrezik më të lartë të sëmurjes nga astma”, thekson John Holloway, profesor dhe njëri ndër autorit e studimit.
Mirëpo, shkencëtarët paralajmërojnë femrat që të mos llogarisin kohën e shtatzënisë në bazë të këtyre të dhënave. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur