LAJMI I FUNDIT:

Stavileci thumbon LDK-në: Disa parti s’mund t’i menaxhojnë tubimet me 30 njerëz

Stavileci thumbon LDK-në: Disa parti s’mund t’i menaxhojnë tubimet me 30 njerëz

Këshilltari i Kadri Veselit, Blerand Stavileci, ka thënë se disa parti politike në Kosovë s’po mund t’i menaxhojnë as tubimet me nga 30 njerëz. Këto komente i ka bërë pasi në disa tubime të LDK-së ka pasur përleshje të anëtarësisë së kësaj partie.

“Imagjinoni, ka pasur kuvende me nga 1 500 pjesëmarrës dhe kanë kaluar pa asnjë problem, ndërkaq po i shohim disa parti që s’mund t’i menaxhojnë as 30 njerëz brenda një procesi e, për më keq, as t’i evitojnë përleshjet fizike. Edhe ky është një tregues se si funksionon organizata jonë dhe se sa shumë dallojmë nga partitë e tjera. Prandaj, njerëzit na besojnë”, ka thënë Stavileci, për Epokën e Re.


Ndryshe, LDK ka lëshuar akuza ndaj partive tjera, edhe ndaj PDK-së se kanë gisht në tubimet ku po ka përleshje edhe fizike.

Në këtë intervistën për “Epoka e re”, Stavileci ka thënë se Kadri Veseli është lider i pakontestueshëm i PDK-së. 

Duke folur për Konventën e Nëntë Zgjedhore të PDK-së, e cila do të mbahet të dielën, ai ka thënë se do të këtë edhe risi.

Partia e Kadri Veselit nesër mban Konventën Zgjedhore ku pritet që sërish Kadri Veseli, ish-Shef i SHIK’ut, të bëhet Shef i ri i PDK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori