LAJMI I FUNDIT:

Si ndryshojnë periodat pas të 30-ave?

Si ndryshojnë periodat pas të 30-ave?

Edhe pse presim që me kalimin e moshës të ndihemi ndryshe, kur vjen puna tek periodat nuk do ta ndjeni shumë ndryshimin ndonëse ato do të ndryshojnë sapo të hyni në të 30-at tuaja

Në fakt, për një pjesë të mirë të grave cikli do të vazhdojë të jetë po njësoj deri në të 40-at, kurse për pjesën tjetër këto ndryshime vihen re më herët.

Sidoqoftë nuk ka asgjë për të përhapur panik, por nëse ndonjë nga ndryshimet më poshtë kthehet në shqetësim për ju, e mira është të takoni një mjek.


1. Periodat mund të vijnë të çrregullta!

Nëse së fundmi keni sjellë në jetë një bebe, ndryshimet në trup do të ndikojnë padyshim tek periodat tuaja. Duhet kohë mjaftueshëm që gjërat t’i kthehen normalitetit, aq më tepër nëse jeni duke i dhënë gji. Nëse mendoni që çrregullimet po zgjasin më shumë nga ç’mendonit, flisni me një mjek.

2. Bëhen edhe më të dhimbshme!

Nëse ende nuk jeni bërë mama, të 30-at, do të sjellin perioda edhe më të dhimbshme se më parë.

3. Pas lindjes, gjërat ndryshojnë!

Siç e thamë më lart, shumica e grave tregojnë se nuk kanë më dhimbjet e dikurshme gjatë periodave pas shtatzënisë. Kjo zakonisht ndodh pasi mesi është zgjeruar pas lindjes, dhe lejon që gjaku të rrjedhë pa shumë kontraktime që shkaktonin dhimbjet e dikurshme.

4. Ditët e ciklit mund të zgjaten

Kur një femër hyn në të 30-at e saj, si mosha ashtu dhe ndryshimet hormonale shkaktojnë ç’rregullsi tek ditët e periodave, duke i bërë zakonisht ato të zgjasin më shumë.

5. Stili i jetës ndikon gjithashtu!

Përpos faktit që është një lajm i mirë, mos harroni se ndryshimi në stilin e jetës do të ndikojë tek periodat tuaja. Një dietë më e shëndetshme ushqimore, heqja dorë nga zakonet e këqija dhe gjëra të tjera si këto. Nëse vini re diçka ndryshe në cikël, mendoni si ka ndryshuar përditshmëria juaj. /Telegrafi/