LAJMI I FUNDIT:

Protestohet në Prishtinë për gruan rome që u sulmua dje nga qytetarët në Lipjan

Protestohet në Prishtinë për gruan rome që u sulmua dje nga qytetarët në Lipjan

Në shenjë solidariteti për gruan rome e cila u sulmua të mërkurën nga disa qytetarë në rrugët e Lipjanit, u mbajt një protestë nga një grup i vogël i qytetarëve në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Në këtë protestë i pranishëm ishte edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi i cili gjatë protestës iu bëri thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të marrin përgjegjësi dhe t’i ndjekin ata persona për rastin në fjalë, transmeton Telegrafi.

“Është prekur dinjiteti i secilit nga ne veç e  veç. I  bëj ftesë organeve të rendit, organeve të drejtësisë që të marrin në përgjegjësi dhe t’i ndjekin ata persona që kanë nisur këtë punë, që kanë propaganduar, përkrahur dhe nxitur mbi dinjitetin e një njeriu që rastësisht ai njeri ka qëlluar një grua. Ajo grua mund të jetë çdokush prej nesh në rrugët e këtij vendi. Këtë si shoqëri nuk duhet ta lejojmë sepse ky është rreziku më i madh”, ka thënë Kurteshi.


Flitej se po vidhte fëmijët, policia jep detaje për femrën e dyshimtë që u pa në Malishevë e Prizren
Lexo po ashtu Flitej se po vidhte fëmijët, policia jep detaje për femrën e dyshimtë që u pa në Malishevë e Prizren

Ai po ashtu tha se Qeverisë së Kosovës nuk i intereson dinjiteti i njeriut.

“Sa unë dhe ju që jemi shqetësuar për këtë rast duhet të jenë dhe Qeveria e Kosovës, e cila nuk lejon që kjo çështje të ngritët në një seancë sepse ka lojëra politike që  duhet bërë aty dhe më e pakta që ju intereson është dinjiteti i njeriut”, ka thënë ndër të tjera Kurteshi.

I pyetur nëse e njeh viktimën ai tha: ‘Nuk e  njoh viktimën, për mu ka rëndësi që një njeri është sulmuar dhe kjo është kundër dinjitetit njerëzor. Unë nuk mund t’i njoh 2 milionë njerëz”.

KMDLNj: Gruaja rome u sulmua pa asnjë faj
Lexo po ashtu KMDLNj: Gruaja rome u sulmua pa asnjë faj

Ndërkaq, qytetarët mbanin në duar pankarta me mbishkrime “Lajmet e rreme, rrezik për jetën”, “T’i rrisim fëmijët me dashuri e jo me fobi”, “Mbroje jetën e tjetrit se bie vet brenda”, etj.

Ndryshe, sulmi ndaj gruas rome ndodhi pas disa lajmeve të pavërteta  të shpërndara në rrjetet sociale, ku disa qytetarë kërkonin që të bëhet kujdes nëse haset në këtë grua, pasi që sipas tyre ajo po vidhte fëmijët. Lajm ky që u demantua nga Policia e Kosovës. Për Telegrafin,  zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj hodhi poshtë këto pretendime, ajo konfirmoi se gruaja rome nuk është  në kërkim policor dhe që nuk dyshohet për ndonjë aktivitet kriminal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori