LAJMI I FUNDIT:

Kupola e betonit që “fsheh” mbetjet radioaktive nga Lufta e Ftohtë, ishte menduar si “varr” për materie të rrezikshme – tani rrezikon njerëzimin (Video)  

Kupola e betonit që “fsheh” mbetjet radioaktive nga Lufta e Ftohtë, ishte menduar si “varr” për materie të rrezikshme – tani rrezikon njerëzimin (Video)  

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka deklaruar se në kupolën e depozitimit të mbetjeve radioaktive amerikane në Paqësor, janë vërejtur disa të çara. Gjithashtu është vërejtur se autoritet e Ishujve Marshall, nuk kanë mjetet për të parandaluar rrjedhjen e mbetjeve radioaktive në oqean, raporton New York Post.

Sipas Guterres, mbetjet radioaktive nga testet bërthamore që Shtetet e Bashkuara i kryen gjatë Luftës së Ftohtë mund të përfundojnë në ujërat e Paqësorit, pasi kupola e betonit ka pësuar çarje brenda të cilës ishin varrosur këto mbetje, transmeton Telegrafi.


“Të gjithë e dimë se Paqësori është bërë vend i testimit të armëve bërthamore. Pasojat e këtyre testeve kanë qenë shumë dramatike sa i përket shëndetit të njeriut dhe helmimit të ujërave detare në disa zona”, ka shtuar Guterres.

Gjatë periudhës 1946-1958, në Paqësor janë kryer 67 testime të armëve bërthamore nga Shtetet e Bashkuara, qoftë nga ajri, toka dhe në ujë. E pas presionit të madh ndërkombëtar Washingtoni ishte detyruar të ndalë këto testime.

Më 1 mars të vitit 1954 ishte testuar edhe bomba me hidrogjen e njohur si “Bravo”, që ishte njëmijë herë më e fuqishme sesa bomba që ishte hedhur dhe shpërthyer në Hiroshima të Japonisë.

E për shkak të vlerësimeve të gabuara të shkencëtarëve amerikanë, shpërthimi “Casttle Braco” ka qenë 2,5 herë më e madhe sesa që ishte pritur. Si pasojë e kësaj, më shumë se 11 mijë kilometra katrorë e zonës përreth ku kishte ndodhur shpërthimi është mbuluar me hirin radioaktiv.

“Disa orë më vonë hapësira ishte mbuluar me një lloj hiri me ngjyrë të bardhë. Askush nuk e dinte se ishte mbetje radioaktive”, pati deklaruar ministri i Shëndetësisë së Ishujve Marshalla, Kalan Kaneko.

E gjatë një vizite të realizuar së fundmi në këtë ishull në Paqësor, Guterres kishte vërejtur se në rast të ndonjë stuhie tropikale në sarkofagun e ishullit Runit, ku Shtetet e Bashkuara “hodhën” mbetjet e “Casttle Bravo”, mund të shkatërrojnë bunkerin e betonit brenda të cilit janë varrosur mbetjet.

“Së fundmi kam pasur takim me presidentin e Ishujve Marshall, Hild Hajni. Ai është shumë i brengosur nga mundësia e rrjedhjes së mbetjeve radioaktive që është groposur në sarkofagun bërthamor në atë zonë”, ka shtuar Guterres.

Ekspertët pretendojnë se duke marrë parasysh që vetëm kupola është nga betoni e muret dhe pjesa e poshtme nga dheu, pa dyshim se uji i detit tashmë ka depërtuar brenda. E në këtë rast, shkatërrimi i kulmit të betonit vetëm sa do ta përkeqësoj situatën e krijuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori