LAJMI I FUNDIT:

Matoshi takon ambasadorin austriak, koordinohen për bashkëpunim në fushën e mjedisit

Matoshi takon ambasadorin austriak, koordinohen për bashkëpunim në fushën e mjedisit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka takuar ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, me të cilin kanë biseduar mbi bashkëpunimin mes dy shteteve në fushën e mjedisit dhe planifikimit Hapësinor.

Sipas njoftimit për media, Matoshi pasi ka falënderuar ambasadorin austriak për përkrahjen që shteti austriak po i jep shtetit të Kosovës në vazhdimësi, ka prezantuar prioritetet, angazhimet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet shteti ynë në fushën e mjedisit.


Matoshi ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellët në shkëmbimin e njohurive dhe mënyrave të trajtimit të shumë sfidave që kemi para vetes.

“Kërkova nga ambasadori austriak involvimin më të madh të shtetit të Austrisë në projekte të ndryshme në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, qoftë përmes bashkëpunimit me MMPH-në apo përmes projekteve me shoqërinë civile”, deklaroi ministri Matoshi.

Matoshi e Pfandler diskutuan edhe për përkrahjen që shteti austriak po i jep pyllit të arinjve në Prishtinë dhe për trajtimin e duhur të arinjve në vendin tonë.
Në njoftim thuhet se ambasadori Pfandler shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit që përfaqëson që të rrisë bashkëpunimin me ministrinë e mjedisit në tejkalimin e sfidave që kemi para nesh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Kalo në kategori