LAJMI I FUNDIT:

“Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë”, ekspozita kushtuar 1133 fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë (Video)

“Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë”, ekspozita kushtuar 1133 fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë (Video)

“Më 26 mars të vitit 1999 dikur rreth orës 12:00, kanë ardhur forcat policore te shtëpitë tona, në Suharekë. Na jemi kanë bashkë, fëmija, gratë edhe babi. Axhallarët gjithashtu janë kanë, po ashtu edhe të axhës të babit. Forcat policore serbe kanë ardhur janë ofruar te shtëpitë tona, kanë thanë dilni jashtë. Burrat kanë thanë le të ndalen në oborr këtu, e ju gratë edhe fëmijët, vazhdoni ecni shkoni për Shqipëri”.

Kështu nis rrëfimin Gramoz Berisha, i mbijetuari i masakrës së Suharekës në luftën e fundit në Kosovë. Nën fjalët e rrëfimit të tij prapa perdeve të zeza, në Qendrën e Dokumentimit të Kosovës, ecin vizitorët, duke u ndalur në murin me emrat e 1133 fëmijëve të vrarë, e 109 prej tyre të zhdukur. Në po të njëjtin mur gjenden fjalët ‘”Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë”, fjalë këto të cilat i dedikohen ekspozitës së hapur nga Fondacioni për të Drejtën Humanitare në Kosovë.


Kjo ekspozitë i kushtohet këtyre fëmijëve, disa prej tyre të vrarë e disa të zhdukur gjatë vitit 1998-2000.

Pjesa kryesore e ekspozitës janë fotografitë, veshjet dhe gjësendet personale të këtyre fëmijëve, të vendosura në këtë ekspozitë.

Dea Dedi menaxhere e Qendrës për dokumentim, në një intervistë për Telegrafin ka treguar arsyen e hapjes së kësaj ekspozite.

Ajo ka thënë se në këto 20 vjet nuk është bërë asgjë në drejtim të kësaj çështje.

“Në mungesë të iniciativave të tilla për këto 20 vjet nuk është bërë ndonjë memorial ose ndonjë forme për t’i përkujtuar fëmijët. Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka vendosur që në bazë të hulumtimit 20 vjeçar që e kemi dhe të dhënat që i kemi marr ndër vite, një pjesë të këtij hulumtimi me përdorë në mënyrë që të kujtohen vetëm fëmijët, me theks të veçantë pra fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, kjo ekspozitë i vë në pah emrat dhe mbiemrat, fotografitë, dh e gjësendet personale të fëmijëve të zhdukur dhe të vrarë gjatë luftës së fundit.

“Ekspozita i ka disa pjesë dhe disa elemente. Kemi rrëfimin e Gramoz Berishës, të mbijetuarit të masakrës në Suharekë, kemi gjësende personale të ndryshme të fëmijëve që janë vrarë apo janë zhdukur nga vende të ndryshme të Kosovës, dhe kemi disa nga videot që vetëm tregojnë vendet ku kanë ndodhur krimet e ndryshme. Gjithashtu kemi edhe murin me emrat, mbiemrat dhe datat e lindjes dhe vdekjes së 1133 fëmijëve që janë zhdukur apo edhe janë vrarë. Po ashtu kemi murin me rreth 320 fotografi të fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës. Këtu nuk janë të gjithë fëmijët, është vetëm një pjesë e tyre”, ka theksuar ai.

Ndër të tjera, ajo ka treguar edhe se si i kanë mbledhur fotografitë dhe gjësendet e fëmijëve të zhdukur apo të vrarë gjatë luftës.

“Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka bërë një hulumtim 20 vjeçar, ka pasur kontakt me të gjitha familjet që kanë pasur familjarë të vrarë ose të zhdukur gjatë luftës, duke përfshirë familje që për fat të keq kanë pasur edhe fëmijë. Kështu që kontaktet edhe të dhënat, duke përfshirë fotografitë i kemi marrë ndër vite. Mandej janë përdorë me lejen e familjarëve edhe për këtë ekspozitë. Ndërsa gjësendet i kemi kontaktuar familjarët ndërkohë gjatë përgatitjeve të kësaj ekspozitë. Ata kanë vendosur që bashkarishtë ta bëjnë të mundur që të hapet ekspozita duke i dhuruar ato gjësende”, është shprehur ajo.

Deda ka treguar edhe për përshtypjet e familjarëve, fëmijët e të cilëve ishin të ekspozuar në këtë ekspozitë.

“Ne kemi qenë në kontakt me familajrët, dhe të gjithë ata që kanë pas objektet e fëmijëve këtu që janë të prezantuara i kemi njoftuar në ditën e hapjes së ekspozitës. Ata kanë ardhur në hapje, ka qenë shumë prekëse për ta me i pa ato gjësende që i kanë pasur tek shtëpitë dhe i kanë pasur të veshura fëmijët e tyre, e t’i shohin këtu në ekspozitë. Ka qenë emocionuese edhe t’i shohin fotografitë e fëmijëve të tyre. Por, në të njëjtën kohë ata na kanë falenderuar dhe kanë ëprshëndetur këtë iniciativë në mënyrë që sa më shumë njerëz të kuptojnë atë që ka ndodhur dhe të tregojmë të vërtetën përmes historive që i tregojnë këto gjësende”, ka thënë ajo.

E pyetur për numrin e vizitorëve ajo tha se që nga data kur është hapur deri më tani këtë ekspozitë e kanë vizituar 90 vizitorë përfshirë vendorë dhe ndërkombëtar.

“Ekspozita është hapur me 13 maj, këto dy ditë që ka qenë e hapur për vizitor kemi pasur diku 90 vizitorë që kryesisht kanë qenë vendor, ka pasur edhe ndërkombëtar dhe një interesim i madh mediatik. Është një temë tejet e ndjeshme dhe vizitorët kanë qenë shumë të prekur. Por, njëkohësisht shumica e komenteve që i kemi marr edhe personalisht edhe tek libri i përshtypjeve, kanë qenë ishin pozitive, duke thënë që është një ekspozitë tejet e nevojshme, që me ta rikthejmë temën dhe ta rrisim ndërgjegjësimin e njerëzve për atë që ka ndodhur”, ka deklaruar ajo duke shtuar se ekspozita do të qëndroj e hapur rreth një vit.

“Për këtë ekspozitë kemi pasur tre donatorë që na kanë mbështetur, si Komuna e Prishtinës, Minsitria e Kulturës dhe një organizatë nga Amerika. Ne kemi planifikuar që ekspozita të jetë e hapur rreth një vit. Pra qëllimi i ekspozitës është që fokusi të mbahet tek jetët e humbura të fëmijëve dhe po shpresojmë që kjo ekspozitë të shihet si një rrugëtim dhe përjetim për vizitorët që përmes gjësendeve dhe historive të mbahet gjallë kujtimi për fëmijët, dhe të rritet ndërgjegjja për ne si shoqëri, ku nuk duhet të lejojmë të harrojmë, ta kuptojmë të vërtetën dhe të përballemi me të”, ka theksuar ajo.

Ekspozita është e hapur që çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 10:00 deri në orën 17:00./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori