Poezi nga: Walt Whitman
Përktheu: Skënder Luarasi
Ti që fjete gjithë natën në shtërgatë
Dhe i përtrirë zgjohesh në krahët e tu të çuditshëm,
(Buçet shtërgata? ti ngjitesh sipër saj,
Dhe çlodhesh në qiell, në skllaven që të tund),
Tani dukesh prapë si një pikë e kaltër
Që varet pezull lark – lark n’hapësirë
Kur jam në det e kqyr si del në dritë,
Dhe vetë pikë në detin e madh të botës.
Lark, lark në det,
Pasi dallgët e mëdha të natës e mbuluan zallin me prishurina,
Me ditën që po kthehet e gëzuar dhe e nartë,
N’agim të kuqërshëm dhe elastik,
Në diell e n’ajr të kaltër të kulluar,
Dukesh dhe ti përsëri,
Ti që linde të lëftosh me stuhinë,
(je gjithë flatra ti),
Të mundesh me qiell e tokë, det e furtunë,
Ti lundër ajri që s’i mbledh velat kurrë,
Që ditë e javë fluturon pa u lodhur në vise e në rigata rrotull,
Që në muzg sheh Senegalin, n’agim Amerikën,
Që los në re, me vetëtimë e bubullima,
Të kishe shpirtin tim n’atë përvojën tënde
Ç’gëzim! Ç’gëzim do ndjenje!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e fisit Shala
Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!
“Lufta civile shqiptare”
Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1919, 1929, 1939… 2019!
Italianët që projektuan Tiranën moderne
Skënderbeu me mbretin e Polonisë dhe Janosh Huniadin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'