Cilat janë privilegjet e shefit të shtetit pas përfundimit të mandatit
Mandati i dytë i presidentit Gjorge Ivanov i përfundon më 12 maj. Momentalisht ai nuk e ka informuar opinionin se ku do ta vazhdojë karrierën profesionale. Kabineti i tij është interesuar në Shërbimin për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP), se sa arrin buxheti vjetor për ish-presidentin e shtetit.
Sipas Ligjit për të drejtat e presidentit dhe familjes së tij pas ndërprerjes së funksionit, ai ka të drejtë të pensionit vlera e së cilës është e barabartë me vlerën e pagës që e merr presidenti i shtetit, ka të drejtën e hapësirës për zyrë dhe më së shumti tre bashkëpunëtorë. Ka edhe të drejtën e sigurimit personal, si dhe të drejtën e shfrytëzimit të automjetit dhe shoferit zyrtar.
Ligji parashikon edhe të marrë pjesë në solemnitete dhe manifestime shtetërore pas presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryetarit të Qeverisë dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Ligjit, paratë sigurohen nga Buxheti. Në rast të vdekjes së presidentit gjatë mandatit, pensionin e zvogëluar për 30 për qind e shfrytëzojnë bashkëshorti/ja dhe fëmijët e tij/të saj të mitur deri në përfundimin e shkollimit, gjegjësisht deri në moshën 26 vjeçe. Gjithashtu kanë të drejtë të kompensimit monetar mujor i cili është i barabartë me vlerën e pagës që e ka presidenti dhe këtë të drejtë bashkëshorti/ja e shfrytëzon përgjithmonë.
Nga ish-presidentët, Branko Cërvenkovski ka pension dhe kabinet të përjetshëm presidencial. Familja e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, bashkëshortja e tij Vila dhe fëmijët kanë të drejta të tjera të parapara me Ligj.
Sipas Kushtetutës dhe ligjit, privilegjet e përjetshme një president mund t’i humbasë vetëm nëse shkarkohet me impiçment apo nëse Gjykata Kushtetuese gjatë mandatit konstaton se presidenti nuk është i aftë ta kryejë detyrën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025