LAJMI I FUNDIT:

Oda e infermierëve synon të standardizojë kompetencat me BE-në

Oda e infermierëve synon të standardizojë kompetencat me BE-në

Oda e Infermierëve të Kosovës do të mbështetet nga ekspertë evropian në fushën e edukimit si dhe standardizimit të kompetencave dhe thirrjeve infermierore në pajtim me direktivat e BE-së.  

Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës Naser Rrustemaj ka zhvilluar një takim me ministrin e shëndetësisë së Sllovenisë, Alesh Shabeder, në prezencë edhe të homologes së tij, kryetares së Odës së Infermierëve të Sllovenisë, Monika Azhman.

Rrustemaj takimin me ministrin Azhman e ka zhvilluar në ditën e dytë të Kongresit të 12-të Ndërkombëtar të Infermierëve të Sllovenisë që po mbahet në Kranj të Sllovenisë e ku pos Kosovës po marrin pjesë edhe odat e infermierëve nga Kroacia, Bosna dhe Hercegovina, Serbia si dhe vende tjera të Ballkanit.


Po ashtu, kryetari Rrustemaj, bashkë me delegacionin nga OIK zhvilloi takim edhe me profesorin Tom Keighley, ekspert i shquar evropian në fushën e edukimit, standardizimit të kompetencave dhe thirrjeve infermier-ore në pajtim me direktivat e Bashkimit Evropian, transmeton Telegrafi.

Keighley ka thënë se këto direktiva janë duke i zhvilluar në rajon si dhe ka shprehur gatishmëri që të  mbështesë Kosovën në rrugën e përmbushjes së  kritereve dhe kërkesave që dalin nga stabilizim-asocimi. Gjitha kriteret lidhen me direktivat e Bashkimit Evropian.

Duke parë rolin dominant të infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë pjesëmarrës në ditën e dytë të kongresit ishte edhe kryeministri slloven Marjan Sharec. Ai iu drejtua me një fjalim pjesëmarrësve të Kongresit.

“Puna juaj është stresuese, puna juaj është përgjegjëse. Unë e di se si shkon puna juaj, sa e vështirë është. Unë e di se si është kur një person nuk e di se si të kujdeset për fëmijën kur të sëmuret, kur të ketë ethe, dhe atëherë është shumë e rëndësishme që dikush të jetë rreth nesh, i cili mund të na thotë të kthehemi drejtë dhe ky njeri na qetëson. Pacientët ndonjëherë kanë nevojë vetëm për fjalën e një mjeku, infermiere, mamie, tekniku të kujdesit shëndetësor, cilindo në sistemin e kujdesit shëndetësor “, tha kryeministri slloven Marjan Sharec, duke theksuar ndërgjegjësimin e përgjegjësisë së profesionit dhe rëndësinë e misionit të mamive dhe të infermierëve në sistemin shëndetësor.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori