“Ju jeni brezi i parë i lindur me euron. Kur dëgjoni ata që duan të kthehen në monedhat e vjetra, juve u vjen vetëm për të qeshur. Edhe unë do të qeshja si ju”. Këtë e ka deklaruar Presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi, në një bashkëbisedim me studentët që vinin nga 10 shtete fituese të çmimit “Studentët e brezit të euros” në Frankfurt.
Sipas tij, shumica mbështet euron por më shumë dëgjohet zëri i atyre që e kritikojnë.
“Sondazhet dëshmojnë se pjesa më e madhe e qytetarëve mbështet euron por pastaj ndjehen shumë kritika që lidhen me faktin se kush ndihet më shumë. Ai që është i lumtur nuk duhet ta shprehë çdo ditë.
Kam lexuar një studim intresant të Bankës së Francës sipas të cilit, pjesa më e madhe e njerëzve e mbështet euron por mendon se ajo u ka sjellë më shumë avantazhe vendeve të tjera sesa vendit të tyre. Jemi pra në mendimin e zakonshëm se bari i komshiut është gjithnjë më jeshil se i yti” vijoi Draghi.
Duke qenë se mandati i përfundon në fund të tetorit të këtij viti, Draghi iu përgjigj pyetjes së një studenti duke thënë se nuk e di se çfarë do të bëjë pastaj dhe se nuk ka një plan.
“Me të vërtetë nuk e di. Dhe nuk po i bëj bisht pyetjes suaj. Kam akoma disa muaj dhe jam plotësisht i zënë me punën time. Nuk kam bërë asnjë lloj plani për të ardhmen time. Ndaj do ta shohim”, tha Draghi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Burimet e rinovueshme përbëjnë më shumë se 30 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në botë
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani - Fito pagë mujore gjatë studimeve
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?