Arsyet se përse fëmijët nën moshën 12 vjeçare nuk duhet t’i përdorin pajisjet elektronike
Mënyra moderne e jetesës na detyron ta përdorim së tepërmi teknologjinë, gjë e cila i prekë edhe fëmijët qysh në moshat e hershme.
Fëmijët janë duke shpenzuar shumë kohë të lirë duke i përdorur pajisjet elektronike si telefonat e mençur dhe tabletët, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, shkencëtarët paralajmërojnë se fëmijët nën moshën 12 vjeçare nuk duhet të lejohen t’i përdorin këto pajisje.
Normalisht, askush nuk mund ta mohojë faktin se avancimi i teknologjisë na ka ndihmuar të lidhemi me njëri-tjetrin më shumë dhe faktikisht i ka ndryshuar jetët e njerëzve. Por, shumica e këtyre njerëzve nuk e dinë se si teknologjia ndikon te fëmijët e tyre.
Më poshtë i keni disa prej arsyeve se përse duhet ta mbani fëmijën larg pajisjeve elektronike.
Zhvillimi i shpejtë i trurit
Nga mosha 2 deri në 21 vjet, madhësia e trurit të fëmijës do të trefishohet. Në vitet e hershme, zhvillimi i trurit bazohet në rrethana të ambientit. Ekspozimi i tepërt në inovacionet teknologjike ndikon te zhvillimi i trurit dhe ndërlidhet me:
– Funksione të tepërta
– Vonesa kognitive
– Mungesë përqendrimi
– Probleme me mësimin
– Impulsivitet të shtuar, etj.
Pajisjet elektronike e ngadalësojnë zhvillimin
Pasi që përdorimi i pajisjeve elektronike i zvogëlon lëvizjet te fëmijët dhe të rriturit, kjo shkakton vonesa në zhvillimin e fëmijës.
Mbipesha
Studimet tregojnë se fëmijët që kanë pajisje elektronike në dhomat e tyre janë 30% më të prirë të vuajnë nga mbipesha.
Veç kësaj, pothuajse 30% e këtyre fëmijëve janë më të rrezikuar të sëmuren me diabet dhe kanë rrezik më të shtuar të sulmeve të zemrës dhe trurit.
Pagjumësia
Rreth 60% e të gjithë prindërve nuk u kushtojnë vëmendje fëmijëve kur i përdorin pajisjet elektronike. Më shumë se 75% e fëmijëve lejohen t’i përdorin këto pajisje në dhomë të fjetjes, por 9 nga 10 prej tyre pastaj kanë probleme me gjumë.
Sëmundjet mendore
Këto janë disa prej problemeve të shëndetit mendor që shkaktohen nga përdorimi i tepërt i teknologjisë:
– Ankthi
– Depresioni
– Varësia
– Mungesa e vëmendjes
– Autizmi
– Çrregullimi bipolar, etj.
Problemet me sy
Qëndrimi para ekraneve për orë të gjata shkakton probleme me sy, prandaj kjo është një arsye tjetër se përse duhet t’u kushtoni më shumë vëmendjeve fëmijëve dhe përdorimit të pajisjeve elektronike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
Stiloni flokët në këtë mënyrë për t'u dukur elegante gjatë vjeshtës dhe dimrit
Tre veprime të meshkujve që e duan dhe respektojnë vërtet partneren e tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje