A ju kujtohet se kur ishte hera e fundit që keni marrë disa këshilla solide mbi udhëheqjen?
Nëse ka qenë një kohë e gjatë, atëherë bëhuni gati për të marrë disa këshilla të arta nga këta liderë që kanë hyrë në histori.
Shpesh, këshilla më e mirë e udhëheqjes vjen nga historia. Nëse shikojmë me kujdes, të gjithë udhëheqësit e mëdhenj kanë disa atribute të përbashkëta. Jo të gjithë kanë lindur udhëheqës, punuan për t’u bërë të tillë, zhvilluan zakonet e drejtimit dhe u bënë frymëzues.
Nëse dëshironi të drejtoni do t’ju duhet të mësoni nja dy gjëra rreth udhëheqjes nga liderët e mëposhtëm.
George Washington: Trajtoji të tjerët me respektin më të madh
George Washington ishte një njeri me integritet të jashtëzakonshëm, i cili e mbante veten me dinjitet dhe vetëbesim dhe ishte shumë i dashur për masën. Një udhëheqës me të vërtetë i madh!
Nëse jeni duke biseduar me një vartës, një partner apo shef, trajtojini ata në mënyrë të barabartë me respekt dhe ngrohtësi. Gjeste të vogla si këto shkaktojnë një rrugë të gjatë në përcaktimin e karakterit tuaj dhe ndikojnë në efektivitetin e rolit tuaj si një udhëheqës, përcjell Telegrafi.
Martin Luther King Jr: Gjithmonë bëni gjënë e duhur
Nëse dëshironi të bëheni një udhëheqës i madh, filloni të bëni gjërat e duhura edhe kur askush nuk është duke ju parë. Në kohët e pseudo-udhëheqjes, nuk është e vështirë të gjesh një udhëheqës autentik, i cili është i drejtë, i zgjuar dhe i përulur.
Një udhëheqës i vërtetë nuk shuhet kurrë nëse shpreh mendimet e tij, thyen stereotipat dhe bën gjënë e duhur, jo vetëm një herë, por çdo herë.
Steve Jobs: Përdorni kohën tuaj me mençuri
Ish-themeluesi i Apple, Steve Jobs gjithmonë do ta konsideronte kohën si asetin më të vlefshëm dhe kështu duhet të jetë. Një nga udhëheqësit më të mëdhenj të botës së teknologjisë gjithmonë ka qenë i matur me kohën e tij. Mësoni të menaxhoni kohën.
Planifikoni çdo minutë. Kuptoni se çfarë duhet të bëni dhe kur ta bëni. Shënoni ngjarjet më të rëndësishme në një kalendar online. Përdorni mjete për menaxhimin e kohës për të qëndruar sa më korrektë dhe të kuptoni përparësitë tuaja. Mos harroni se njerëzit i respektojnë njerëzit që e vlerësojnë kohën e tyre.
Jeff Bezos: Kini një vizion, Besoni në të
Udhëheqja ka të bëjë me faktin që ju të shihni dhe të krijoni një të ardhme më të mirë. Ka të bëjë me ndërtimin, zhvillimin dhe besimin e një vizioni që mund t’i shndërroni gjërat për më mirë.
Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos, ishte gjithmonë kokëfortë në vizionin e tij. Ai gjithashtu është një besimtar i madh. Sikur të mos ishte kështu, Amazon nuk do të ishte aty ku ndodhet sot. Ishte vizioni i tij që i dha risi projekteve si Amazon Prime dhe Kindle Unlimited, përcjell Telegrafi.
Richard Branson: Ju keni nevojë për njerëz të tjerë që të keni sukses
Mendjet e mëdha që nga Henry Ford tek Richard Branson e dinin se gjërat e mëdha në biznes nuk janë bërë kurrë nga një person. Ato janë bërë nga një grup njerëzish.
Branson gjithmonë synon të gjejë kandidatët më të mirë për të punësuar dhe u jep atyre autonomi të mjaftueshme e hapësirë për të lulëzuar. Kjo jo vetëm është në dobi të biznesit, por gjithashtu i ndihmon ata të bëhen liderët më të mirë.
Në një nga intervistat e tij, Branson tha se, “askush nuk mund të jetë i suksesshëm vetëm dhe ju nuk mund të jeni një lider i madh pa njerëz të mëdhenj që duhen udhëhequr”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës