LAJMI I FUNDIT:

Asociacioni i Arkitektëve reagon pas tragjedisë në Mitrovicë: Gjendja në fushën e ndërtimit në Kosovë është kaotike

Asociacioni i Arkitektëve reagon pas tragjedisë në Mitrovicë: Gjendja në fushën e ndërtimit në Kosovë është kaotike

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës (AAK) ka reaguar pas rastit tragjik që ndodhi dje në Mitrovicë, ku një 27-vjeçar humbi jetën pas shembjes së një pjesë të ish-hotelit “Adriatik” i cili ishte duke u rinovuar.

Në reagim AAK përmend edhe shembjen e një objekti të banimit që ishte duke u ndërtuar në Fushë Kosovë, rast i cili ndodhi po dje.

Asociacioni thotë se në Kosovë gjendja në fushën e ndërtimit është kaotike sidomos në sektorin e shëndetit dhe sigurisë në punë.


KMDLNJ reagon pas tragjedisë në Mitrovicë: Të krijohet një fond për ata që pësojnë në vendet e punës
Lexo po ashtu KMDLNJ reagon pas tragjedisë në Mitrovicë: Të krijohet një fond për ata që pësojnë në vendet e punës

Sipas tyre, kjo gjendje, është edhe pasojë e mos-licensimit të profesionistëve, arkitektëve dhe inxhinierëve, mos aprovimit të Kodit të Ndërtimit dhe mungesës në tërësi të Kodit të Projektimit.

Reagimi i plotë i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës

Me keqardhje, duhet të pranojmë se, së fundmi kemi qenë dëshmitarë të dy ngjarjeve shumë të rënda të ndodhura në kantieret e ndërtimit në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë. Në këtë rast, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjareve dhe miqve të punonjësve të ndjerë.

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës në mënyrë të vazhdueshme, por sidomos pas rasteve të fundit tragjike, edhe një herë vë në vëmendje të opinionit publik gjendjen kaotike në fushën e ndërtimit në Republikën e Kosovës, sidomos në sektorin e shëndetit dhe sigurisë në punë. Funksionimi i kantiereve të ndërtimit, nën masa minimale sigurie, është totalisht i papranueshëm dhe jo-konform me dispozitat ligjore edhe ashtu të mangëta, cilat e rregullojnë këtë fushë.

Lëndimet dhe vdekjet në vendin e punës gjatë vitit 2018-2019, punëtorët në mëshirën e fatit
Lexo po ashtu Lëndimet dhe vdekjet në vendin e punës gjatë vitit 2018-2019, punëtorët në mëshirën e fatit

Kjo gjendje, është edhe pasojë e mos-licensimit të profesionistëve, arkitektëve dhe inxhinierëve, mos aprovimit të Kodit të Ndërtimit, e mungesës në tërësi të Kodit të Projektimit.

Ne, do të vazhdojmë të shprehim gatishmërinë tonë, që t’ju gjendemi pranë institucioneve përgjegjëse, në mënyrë që me njohuritë dhe eksperiencën profesionale, t’ju ndihmojmë atyre në përmirësimin e kësaj gjendjeje të pa-justifikueshme në fushën e ndërtimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa

DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence

Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence

Ekonomi
Kalo në kategori