LAJMI I FUNDIT:

Spali shtyn festën e titullit të Juventusit në Serie A

Spali shtyn festën e titullit të Juventusit në Serie A
Manuel Lazzari i SPAL-it gjatë një aksioni ndaj Juventusit në stadiumin Paolo Mazza (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images/Guliver)

Juventusi ka pësuar humbjen e dytë sezonale dhe kështu festa e titullit në Serie A për klubin nga Torino shtyhet.

Zonja e Vjetër humbi me rezultat 2-1, në një ndeshje ku Massimiliano Allegri vendosi t’i jap hapësirë lojtarëve që këtë sezon kanë pasur më pak minuta dhe atyre të rinjve.


Moise Kean ishte i pari që shënoi në këtë takim, ylli i ri i Juves kaloi skuadrën e tij në epërsi në minutën e 30-të. Joao Cancelo kishte një rast në minutën e 42-të, por nuk arriti të shënojë dhe me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Nuk ndalet 19-vjeçari, shtatë gola për Juven në vitin 2019 (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images/Guliver)

Splai e filloi mirë pjesën e dytë dhe kështu barazoi rezultatin me Kevin Bonifazi (49′) dhe pastaj rrezikoi seriozisht me Alessandro Murgia (58′).

Hans Nicolussi i Juves provoi nga distanca në minutën e 67-të, por portieri kundërshtar bëri një pritje të mirë.

Mohamed Fares gjatë një aksioni (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 74 në skenë doli Sergio Floccari, i cili me një gol nga afër nuk i dha ndonjë  mundësi Mattia Perinit.

Juventusi tani renditet në vendin e parë me 84 pikë, kurse Spali ngjitet në pozitën e 13-të me 35 pikë. Në javën tjetër Zonja e Vjetër pret në shtëpi Fiorentinën, ndërsa Spal udhëton te Empoli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani e bën prioritet transferimin e lojtarit që ka dështuar keq te Manchester United

Milani e bën prioritet transferimin e lojtarit që ka dështuar keq te Manchester United

Serie A
Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Sportet Luftarake
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin

Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin

La Liga
Qindra mijëra tifozë po krijojnë atmosferë të zjarrtë, Real Madridi po feston titullin e 36-të në histori të klubit

Qindra mijëra tifozë po krijojnë atmosferë të zjarrtë, Real Madridi po feston titullin e 36-të në histori të klubit

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Kalo në kategori