Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi sot ka vizituar Termocentralin Kosova B, me ç ‘rast është takuar me drejtorin e KEK-ut, Njazi Thaçi, me të cilin kanë diskutuar për projektet që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e ndotjes se ajrit nga termocentralet.
Me këtë rast ministri Matoshi tha se MMPH-ja mbështet projektin për ndërrimin e filtrave në TC Kosova B, i cili projekt financohet nga Bashkimi Evropian në vlerë 78 milionë euro.
“Sqaruam disa detaje të angazhimeve tona të përbashkëta. Po ashtu sqaruam edhe ndërrimin e filtrave të Kosovës B, që nuk janë ndërruar asnjëherë deri më sot. Unë e përgëzoj KEK-un dhe gjithë ata që punuan që ky investim 78 milionë euro të vijë në vendin tonë”, tha ministri Matoshi.
Ai ka bërë të ditur se KEK-u ka arritur t’i sigurojë edhe 20 milionë euro për projektin që i paraprin ndërrimit të filtrave të TC Kosova B.
“Projektet tashmë janë të shpallura në tender dhe kontrata të nënshkruhet në fillim të vjeshtës së këtij viti që do t’i mundësojnë BE-së fillimin e projektit prej 78 milionë euro. MMPH do të jetë në mbështetje të KEK-ut, BE dhe gjithë të tjerëve të involvuar në këtë proces që filtrat e ri të vendosen sa më shpejt”, tha Matoshi.
Ministri Matoshi dhe drejtori Thaçi kanë diskutuar edhe për ndërtimin e magazinave për deponimin e materialeve të rrezikshme, projekt ky i cili lidhet me dekomisionimin e TC Kosova A dhe projektet mjedisore sidomos në zonën e Obiliqit me rrethinë.
Drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi, tha se kjo korporatë përveç projektit për ndërrimin e filtrave, synon edhe realizimin e projektit me energji të pastër.
“Ne si KEK jemi në fazën e projektit të prodhimit të energjisë solare dhe shumë shpejtë do të fillojmë me implementim”, ka bërë të ditur ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe