LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Antikorrupsion do të kontrollojë pasurinë e presidentit Gjorge Ivanov

Komisioni për Antikorrupsion do të kontrollojë pasurinë e presidentit Gjorge Ivanov

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot publikoi se do të kryejë verifikimin e pasurisë të presidentit Gjorge Ivanov.

Siç deklaroi sot në seancën e pestë kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, Komisioni i Antikorrupsionit verifikimin do ta kryejë sipas zërave të dëgjuar, në pajtim me nenin 92 dhe 85.

Ivanovit mandati i skadon më 12 maj të këtij vitit, ndërsa verifikimi i gjendjes së pasurisë është me qëllim që të shihet se cili është ndryshimi i gjendjes së pasurisë së presidentit në të dy mandatet e tij.


Javën e kaluar KSHPK-ja publikoi se lëndë për procedurë e Komisionit të Antikorrupsionit do të jenë edhe avancimet dhe emërimet parazgjedhore në Armatë, ku siç citojnë, Ivanovi i ka nënshkruar në periudhë zgjedhore.