Televizioni Top Channel të hënën ka dhënë disa detaje nga ajo çfarë raportoi kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, në Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare, në lidhje me tentativat e Rusisë për të shtuar ndikimin në vendin tonë.
Por, cilat janë mënyrat e shtimit të influencës ruse në Shqipëri dhe mjetet që po përdoren në arritjen e këtij qëllimi?
Në kushtet e konfidencialitetit, një burim nga inteligjenca shqiptare i shpjegoi Top Channel se, 3 janë mënyrat e shtrirjes së kësaj influence.
“Pas marrëveshjes së Shqipërisë për instalimin e një baze të NATO-s në Kuçovë shikojmë një intensitet të tentativave për rritje të influencës ruse”, thotë burimi.
Sipas të njëjtit burim, Rusia e ka trefishuar vitet e fundit numrin e bursave të plota dhënë për studentët shqiptarë.
Një tjetër aspekt ku është fokusuar inteligjenca shqiptare lidhet me aktivitetin e Ambasadës dhe diplomatëve rusë në Tiranë.
“Dëbimi dy diplomatëve rusë vitin e shkuar është bërë pas informacioneve të SHISH-it edhe për të dobësuar kapacitetet e shtrirjes së kësaj influence”, pohoi zyrtari i kundërzbulimit shqiptar.
“Janë disa miliona dollarë të shpenzuara për blerje mediesh dhe portalesh në rajonin e Ballkanit nga Rusia. Nuk bën perjashtim as Shqipëria”, u shpreh ky burim, i cili theksoi se “jemi duke vëzhguar aktualisht aktivitetin e këtyre portaleve, si dhe rritjen e ndjeshme të frekuencës së prodhimit të lajmeve proruse gjatë 3 viteve të fundit, që prej fillimit të fushatës elektorale të vitit 2017”.
Top Channel tentoi të kontaktonte Ambasadën ruse për t’i marrë një koment, por e pati të pamundur.
Gjatë 5 viteve të fundit, Rusia është investuar fort në zhvillimin e rrjeteve mediatike veçanërisht në Maqedoni. Në një qytet të vogël malor, të quajtur Veles, i cili gjatë fushatës së zgjedhjeve amerikane të vitit 2016 u kthye ne kryeqytetin global të “fake news”.
Aktiviteti i portaleve “fake” në Veles është tashmë objekt hetimi në SHBA, por edhe i Prokurorisë Speciale në Maqedoni. Hetimet në vendin fqinj po ndiqen me interes nga inteligjenca shqiptare, pasi mund të pasurojnë informacionet se mund të jenë të njëjtat rrjete që investuan miliona dollarë në Veles, nga ku drejtohej një operacion mediatik jashtëzakonisht efikas, financuar nga qarqet ruse, për avancimin e një agjende mediatike në mbështetje të interesave politike të Kremlinit./tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje