LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: Qeveria po bën pazar me shtetin e Kosovës

Gecaj: Qeveria po bën pazar me shtetin e Kosovës

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Qeveria e Kosovës po bën pazar me shtetin e Kosovës me çështjen e taksës.

Gecaj ka pohuar se Serbia nuk ka pësuar aspak nga kjo taksë, ashtu siç pohon Qeveria Haradinaj e cila deklaron se tarifa 100% pati efekte, pasi në një mënyrë është rritur kontrabandimi i mallrave serbe.

”Kam thënë edhe më herët që taksa është duke u përdorur për populizëm. Fillimisht, taksa u përdor nga të gjithë, por tani nga kryeministri dhe partia e tij”, tha Gecaj në Info Magazine të Klan Kosovës.


”Ideja ka qenë e koalicionit PAN, por më shumë duke anuar nga PDK-ja e më pas nga presioni i miqve duket se të gjitha subjektet tjera janë tërhequr, përpos Ramush Haradinajt dhe AAK-së”.

”LDK s’është as pro as kundër taksës, ne nuk jemi në Qeveri as s’e kemi aprovuar taksën… Çështja e 100% është, siç thotë populli, ‘me lypë fesat’. Taksa pati reagime madje edhe shumë të ashpra”.

”Të gjithë e dimë që SHBA-ja s’është ‘macë me të grithë’, por të gjithë i kemi parë veprimet e saj – kryeministri Haradinaj s’mund të udhëtojë në Amerikë”.

Ai tha se “s’ka rëndësi a është LDK pro apo kundër taksës, me rëndësi është që dikush të ketë rol qeveritar”.

”Nga taksa 30% në 100%, ky është pazar me shtetin, nuk veprohet në këtë mënyrë”.

”Isa Mustafa ka deklaruar se ‘asnjë fabrikë në Serbi nuk është mbyllur nga kjo taksë, asnjë punëtor i Serbisë nuk është larguar për shkak të kësaj takse”.

”Vetëm shikoni vetëshërbimet kosovare, janë përplot mallra me produkte serbe. Efektet e taksës nuk janë të llojit çfarë po i thotë Qeveria”, tha Gecaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori