Ish-“Miss Teen Universe” ka vdekur pas një sulmi në zemër një ditë para 20 vjetorit të saj.
Modelja holandeze Lotte van der Zee befas u sëmur gjatë një udhëtimi familjar për ski në Westendorf, Austri, ku do të festonte ditëlindjen e saj të madhe, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Mbretëresha e bukurisë nga Enschede, Holanda lindore, e cila fitoi konkursin botëror në vitin 2017, vdiq të mërkurën pas dy javësh qëndrimi në koma.
Prindërit e saj me pikëllim kanë njoftuar për lajmin duke ndarë me ndjekësit e vajzës së tyre në Instagram, fotografinë e fundit që bija e tyre realizoi gjatë pushimeve dimërore.
Fotografia tregon modelen mahnitëse në dëborë, veshur me një kostum të kuq dhe një kapelë të zezë, duke buzëqeshur para kamerës.
“Perla jonë, gjithçka e jona vdiq të mërkurën mbrëma në 6 mars në 22:47. Është jashtëzakonisht surreale që Lotte jonë e dashur nuk është më rreth nesh.
‘Zemrat tona janë me të vërtetë të thyera. Ne do të donim të ju falënderojmë të gjithë ju përsëri për të gjitha mesazhet mbështetëse dhe të ngrohta”, kanë shkruar prindërit në mbishkrimin e fotografisë.
Mis van der Zee, e cila kishte hyrë në një karrierë premtuese ndërkombëtare në modelim që nga koha kur fitoi “Miss Teen Universe” (Miss Adoleshentja e Universe), ishte ankuar se ndjehej keq kur u zgjua disa ditë para ditëlindjes së saj.
Duke folur për një gazetë lokale, prindërit e saj treguan se modelja e re kishte qenë jashtë me shokët një natë më parë, por u kthye ‘me gëzim dhe pa ankesa shëndetësore’.
Megjithatë, kur ajo nuk u shfaq për mëngjes, ata shkuan për të kontrolluar atë dhe e gjetën të sëmurë në shtratin e saj.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar tek ajo ketë atak në zemër, por familja tha se testet do të kryheshin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Më shumë hapem me Borën sesa me Donaldin” – Reagon Bora Zemani pas fjalëve të Romeos
Ylli i Victoria’s Secret, Elsa Hosk tregon figurën e saj shumë të tonifikuar me bikini në Karaibe
Tifozja më tërheqëse e Kupës së Botës, Ivana Knoll pretendon se dikush u përpoq ta shtyente atë në OnlyFans
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251