LAJMI I FUNDIT:

Ishulli brazilian në të cilin askush nuk guxon të shkojë, kush zbret në të i rrezikohet jeta – gjuetarët besojnë se aty fshihen thesare (Foto/Video)

Ishulli brazilian në të cilin askush nuk guxon të shkojë, kush zbret në të i rrezikohet jeta – gjuetarët besojnë se aty fshihen thesare (Foto/Video)

Vetëm 32 kilometra larg Sao Paulo të Brazilit, gjendet ishulli në të cilin nuk je ton askush dhe është vetëm një fanar nga shekulli i 19-të.

Ishulli Queimada Grande, ndryshe i njohur si ishulli i gjarpërinjve, është shtëpia e një nga llojeve më të rrezikshme në botë të gjarpërinjve, helmi i të cilëve copëton mishin e njeriut, transmeton Telegrafi.


Vlerësohet se aty ka më shumë se katër mijë gjarpërinj të këtij lloji, që kryesisht ushqehen me zogj. E qeveria braziliane ndalon rreptësisht vizitat në këtë ishull, përveç biologëve dhe shkencëtarëve për shkak të hulumtimeve. Të gjithë të tjerët do të duhej të paguanin dënimet me shuma të majme të parave, nëse kapen në ishullin e gjarpërinjve.

Megjithatë ka pasur tentime që të largohen gjarpërinjtë duke i vënë flakën gjithë ishullit, por një veprim i tillë është parandaluar. Në këtë ishull ka gjuetar aktiv të gjarpërinjve të artë, pasi që çmimi i tyre në tregun e zi arrin deri në 30 mijë dollarë.

Zyrtarë të industrisë farmaceutike besojnë se helmi i këtyre gjarpërinjve mund të përdoret për shërimin e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Por, ekziston një legjendë edhe për thesarin e fshehur. Sir Thomas Kavendish ka qenë një hulumtues i famshëm anglez nga shekulli i 16-të, që pasurinë e tij të fituar gjatë udhëtimeve e kishte fshehur diku në afërsi të këtij ishulli brazilian.

Megjithatë ky thesar kurrë nuk është gjetur, dhe besohet se e ka fshehur pikërisht në këtë ishull dhe se ende gjendet atje. Por, ekziston edhe një teori se atje gjendet thesari i Inkas, për të cilin qeveria braziliane kurrë nuk është përgjigjur mbi këto pretendime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori