LAJMI I FUNDIT:

Lansohet fushata që synon t’i sensibilizojë qytetarët për vendosjen e rripit të sigurisë

Lansohet fushata që synon t’i sensibilizojë qytetarët për vendosjen e rripit të sigurisë

Me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë, Këshilli për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë lansuar fushatën vetëdijesuese “Vendose rripin, për sigurinë tuaj”, aktivitet i cili do të zgjasë gjatë gjithë muajit mars.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovë kanë shpërndarë edhe fletushka për pjesëmarrësit në komunikacion tek  rrethrrotullimi i magjistrales Prishtinë-Mitrovicë.

Fejzullah Mustafa, nga Departamenti Koordinues i Këshillit të Sigurisë Rrugore më kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës tha se  me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve kanë ndërmarrë këtë fushatë që ka për fokus vendosjen e rripit të sigurisë.


Mustafa potenconi Ministria e Infrastrukturës është duke punuar në sinjalizimin e të gjitha rrugëve.

“Kemi paraparë që muaji mars të jetë muaji sensibilizues për siguri rrugore. Kemi filluar me fushatën vetëdijëseuse për fushatën rrugore lidhur me përdorimin e rripit të sigurisë për shoferët dhe pasagjerët e automjeteve. Njëherit kjo fushatë vetëdijësuese do të vazhdojë deri në fund të muajit, dhe do të jetë i shpërndarë në të gjitha regjionet e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa, Jeton Rexhepi nga Departamenti Policor për Trafik Rrugor, u shpreh se vendosja e rripit të sigurisë ofron më shumë siguri në rast të aksidenteve.

Sipas tij, vetëm në vitin 2018, Policia e Kosovës ka shqiptuar rreth 50 mijë gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë.

“Në njëfarë forme në vetëdijësimin e pjesëmarrëseve në trafikun rrugor dhe përdorimin e rripit të sigurisë , i cili me një pjesë iu ofron siguri në momentet apo rastet eventuale ku mund të kenë aksidente. Nga praktika ka rezultuar se vendosja e rripit të sigurisë për pjesëmarrësit e përfshirë në aksidente ka shpëtuar nga lëndimet serioze, apo lëndimet për jetë kështu që me vendosjen e rripit sigurisë Policia e Kosovës do të ketë më pak angazhim për shkak se nuk do të kemi të marrim masa ndaj kundërvajtësve të tillë….Sa i përket  vitit 2018 diku është 10 deri 12 për qind e numrit të përgjithshëm të kundërvajtjes që është i lëshuar për rripin e sigurisë, do thotë që janë rreth 50 mijë kundërvajtje që janë shqiptuar vetëm për rrip të sigurisë“, u shpreh Rexhepi.

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

Lajme
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Kronika e Zezë
Protestat e 2023-tës në Zveçan, arrestohet i dyshuari për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it

Protestat e 2023-tës në Zveçan, arrestohet i dyshuari për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it

Lajme
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale

Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale

Lajme
Kalo në kategori