LAJMI I FUNDIT:

Shërbyesit civilë pezullojnë përkohësisht grevën

Shërbyesit civilë pezullojnë përkohësisht grevën

Dy kryesitë e Sindikatave të Shërbimit Civil të Kosovës, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me koeficientet në Ligjin për Paga.

Përkundër se dy ditë më herët kishin vendosur ta pezullonin grevën, këto dy sindikata tash po paralajmërojnë përshkallëzim të situatës nëse nuk iu plotësohen kërkesat.

Në një komunikatë të përbashkët për media, thuhet se rritja e koeficienteve të mësimdhënësve, rrit edhe më shumë dallimet me shërbyesit civilë, transmeton Telegrafi.


“Me datën 01.02.2019, përmes mjeteve të informimit morëm vesh se për shkak të presionit dhe kalkulimeve politike, ka arritur një marrëveshje e re ku dialoguesi i kësaj marrëveshje është kryetari i Parlamentit, ministri i Financave dhe kryetari i Komisionit Parlamentar së bashku me kryeministrin, duke u pajtuar për një marrëveshje të re që një kategorie buxhetore për shkak të një presioni të jashtëzakonshëm, ti mundësohet edhe një rritje e re prej 0.10 për qind, që në fakt kjo rritje shtesë do ta shtonte edhe më tepër dallimin dhe diskriminimin  e Shërbyesve Civili në raport me kategoritë tjera, të cilat edhe më parë kanë qenë të dalluara-favorizuara”, thuhet në komunikatë.

Sindikatat e Shërbyesve Civilë pezullojnë grevën, presin miratimin e Projektligjit për Paga
Lexo po ashtu Sindikatat e Shërbyesve Civilë pezullojnë grevën, presin miratimin e Projektligjit për Paga

Shërbyesit civilë kanë paralajmëruar rinisjen e grevës, pasi pretendojnë se janë grupi më i nënvlerësuar në Ligjin për Paga.

“Nisur nga fakti se kjo informatë ka shkaktuar një shqetësim të jashtëzakonshëm te anëtarësia jonë, të cilët janë të gatshëm jo vetëm ta riaktivizojnë grevën, por edhe ta bëjnë përshkallëzimin e saj pasi vërtetë janë bindur se shërbyesit civil fatkeqësisht do të jetë kategoria më e anashkaluar dhe më e diskriminuar në raport me kategoritë tjera” njoftojnë Sindikatat e Shërbimit Civil.

Këto dy sindikata kanë kërkuar nga institucionet shtetërore, të reflektojnë dhe të zbatojnë kërkesat e tyre në Ligjin për Paga.

“Bazuar në faktin se nënpunësit e shtetit janë motori i shtetit, kërkojmë nga kryeministri dhe nga kryeparlamentari, shefat e grupeve parlamentare, ministri i Financave, kryetari i komisionit parlamentar për këtë Ligj që të reflektojnë në zbatimin e parimeve të përcaktuara në nenin 3 të projekt Ligjit për Paga dhe kërkojmë nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut që të mos lejojnë diskriminimin e shërbyesve civil në raport me të tjerët, në të kundërtën do të ndodh riaktivizimin i grevës”, përfundon komunikata e Sindikatave të Shërbimit Civil.

Ndryshe, Ligji për Paga pritet të votohet nesër në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori