LAJMI I FUNDIT:

Shërbyesit civilë në tri komuna të Dukagjinit nuk përfillin vendimin e sindikatave, grevat i quajnë politike (Video)

Shërbyesit civilë në tri komuna të Dukagjinit nuk përfillin vendimin e sindikatave, grevat i quajnë politike (Video)

Komuna e Gjakovës, Deçanit dhe Junikut, nuk i kanë përkrahur grevat e shërbyesve civilë në nivel vendi. Ata thonë se nuk i bashkohen grevave, të cilat i vlerësojnë si politike. Të tri këto komuna, janë të udhëhequra nga kryetarë nga radhët e AAK-së, që udhëheq me Qeverinë.

Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil në Gjakovë, Musa Gjergjaj,  thotë se nuk janë të pajtimit që të ketë grevë, sepse sipas tij, greva nuk është zgjidhja më e mirë.

“Në Komunën e Gjakovës është gjendje pune. Ne kemi qenë në negociata me Qeverinë dhe na është konfirmuar se ka rritje prej 0.20 për koeficient, ashtu siç ka ndodhë edhe në arsim. Dhe nuk ka arsye për të mbajtur grevë”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ai shtoi kërkesa e tyre ka qenë rritja e koeficientit, dhe kjo është bërë, e tanimë nuk ka arsye për grevë.

“Besoj nuk ka ndonjë arsye që të fillohet me grevë, apo të vazhdohet me grevë. Kërkesa jonë është aprovuar, ndërsa ne nuk do t’iu bashkangjitemi grevave politike që po ndodhin në Kosovë”, tha Gjergjaj.

Edhe qytetarët e Gjakovës janë kundër grevave që po ndodhin në Kosovë, ata thonë se pagat e punëtorëve janë të mira dhe s’ka arsye për grevë.

“Kushtet i kanë të mira, rrogat i kanë të mira, pse të mbahen greva?”, shprehet qytetari Gentian Arifaj./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori