Lexoni se si duhet të veproni kur bebes tuaj i hyn diçka në sy
Edhe një “torturë” për beben. Megjithatë, nuk është fjala për një problem të madh, transmeton Telegrafi.
Si duhet vepruar?
Duhet marrë një garzë të vogël e të pastër, sipas mundësisë të njomur në tretje prej tre për qind të thartirës borike për sy (Acidi borici pro oculi) – e cila mund të blihet në barnatore dhe me kujdes duhet të nxirret qerpiku apo ajo gjë që i ka hyrë në sy bebes.
Ndonjëherë ndihmon edhe qitja e një apo dy pikëve të tretjes në këndin e syrit, kur fëmija shikon lart, prandaj trupi i huaj vetë do të dalë.
Nëse trupi i huaj apo qerpiku nuk shihen, atëherë duhet me garzë të njomur të fshihet butësisht syri nga këndi i jashtëm.
Ndoshta procedurën do të duhet ta përsërisni, derisa fëmija të pushojë të “fërkojë” syrin.
Në rast që nuk keni garzë sterile, mund të përdorni faculetë letre – sillet nga ana e brendshme, duke mos e prekur me duar pjesën me të cilin nxirret trupi i huaj apo qerpiku.
Kurrë nuk duhet ta bëni me gishta, sado që t’i keni duart të pastra.
Sepse mund të ndodhë që të fusni ndonjë infeksion dhe nga problemi i vogël dhe i parrezikshëm të bëni problem të madh. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur