LAJMI I FUNDIT:

Dino Mustafiq në Shkodër, me shfaqjen “Jugori”

Dino Mustafiq në Shkodër, me shfaqjen “Jugori”

Regjisori boshnjak Dino Mustafiq, ngjiti në skenën e Teatrit Migjeni në Shkodër shfaqjen “Jugori”, të autorit gjerman Reiner Werner Fassbinder.

Teksti flet për mungesën e gatishmërisë për të pranuar atë që është ndryshe sipas orientimit seksual, racor, fetar apo përkatësisë etnike; flet për psikologjinë e turmës, duke provokuar mentalitetin e ulët qytetar.

Në shfaqje janë nëntë persona të cilët, pasi mes tyre përnjëherë shfaqet “ tjetri” i cili zë vendin e tyre në tregun e punës, kapërcejnë nga qëndrimi neutral dhe i distancuar i qytetarëve të qetë, përmes thashethemit, rrëfimeve të fryra, deri në frike dhe pastaj kalojnë në dhunë.


“Ne mundohemi të themi se nuk është e nevojshme që të jemi ashtu siç shpesh na shohin të tjerët sepse jemi nga Ballkani. Ne mundemi dhe duhet të gjejmë rrugën e mirëkuptimit dhe se drejtimi i shoqërisë tonë në të ardhmen që ‘tjetri’ dhe i ndryshmi të bëhen bashkëbisedues. Ky është një nga projektet më të mëdha teatrore në Shkodër, me ndërthurjen multimediale, kërkesave të produksionit, organizimit dhe numrit të bashkëpunëtorëve”, shprehet regjisori.

Në trend Kultura

Më shumë
Qyteti më i vjetër në botë!

Qyteti më i vjetër në botë!

Kulture
Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Kulture
Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
DUKE FOLUR ME NJË MJELLMË

DUKE FOLUR ME NJË MJELLMË

Fjala+
Politika dhe gjuha angleze

Politika dhe gjuha angleze

Analiza
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Kalo në kategori