Whyte e nokauton Chisoran dhe bëhet kandidat potencial për t’u përballur me Joshuan
Dillian Whyte e ka fituar edhe përballjen e dytë ndaj Dereck Chisoras, të cilin e ka nokautuar në raundin e 11-të.
Dy boksierët britanikë rikthyen rivalitetit ndërmjet tyre në një duel të zhvilluar të shtunën mbrëma në O2 Arena të Londrës.
Meqenëse në lojë ishte mundësia që fituesi të përballej me kampionin e unifikuar, Anthony Joshua, në Wembley më 13 prill, rëndësia e këtij meçi ishte shumë më e madhe.
Më poshtë jua sjellim rrjedhën e meçit raund pas raundi:
Raundi 1
Chisora e nisi më shpejt raundin e parë, mirëpo Whyte iu kthye me një të djathtë të fortë dhe pastaj me një tjetër, porse nuk i shkoi deri në fund. Kundërshtari i tij arriti të rimarrë veten dhe ta mbarojë raundin.
Raundi 2
Sërish Chisora e mori iniciativën, mirëpo Whyte iu kundërvu me të djathtën. Si një favorit për këtë duel, Dillian dukej i relaksuar dhe me plot vetëbesim. Ndërkohë që kundërshtari i tij nuk e gjende hapësirën që e kërkonte për të ndëshkuar.
Raundi 3
Këtë herë tentativën e parë e bëri Whyte, derisa Chisora dhuroi disa goditje të mira. Turma ishte e zhurmshme dhe po e mbështeste në këtë moment të mirë.
Raundi 4
Dillian goditi me një të djathtë të fortë, por Dereck u përmbajt dhe vazhdoi ta godasë kundërshtarin në trup. Në ndërkohë, Joshua thoshte se plani i Chisoras ishte që ta ngadalësojë ritmin e Whyte. Të dy boksierët dukeshin të lodhur në fund, ashtu që i shpëtoi gongu.
Raundi 5
Pas pauzës së shkurtër, të dy kundërshtarët dukeshin të freskët, derisa Chisora tregoi vendosmërinë e tij duke e goditur me kombinim drejt Whyte, porse pranoi një goditje me të majtën nga ky i fundit.
Raundi 6
Nuk ka dyshim se Chisora dukej më në formë se kurrë në sulmet e tij kundrejt Whyte duke arritur që ta fitonte këtë raunde. Në ndërkohë pritej reagimi i Dillian në raundin e radhës.
Raundi 7
Chisora sulmoi menjëherë, por reagimi i Whyte ishte i shpejtë. Tashmë ishte gjysma e dytë e meçit dhe Dereck ishte boksieri më interesant për t’u shikuar, sepse askush nuk kishte pritur një performancë të tillë ndaj favoritit Whyte.
Raundi 8
Në këtë periudhë, qëllimi i Dillian ishte të merrte sa më shumë kohë dhe në momente shfaqej shumë i fuqishëm, derisa Chisoras iu hoq një pikë për goditje të ulët. Ky raund la të kuptohej se do të ishte një përfundim interesant.
Raundi 9
Duke qenë se ishte në mungesë të një pikë, Chisora e nisi në përpjekje që ta rimarrë atë, derisa Whyte kësaj radhe e godiste në trup. Porse Dereck jepte disa goditje të lehta, teksa Dillian u rikthye me goditje më të majtën.
Raundi 10
Whyte dukej më i freskët duke bërë dallimin para syve të gjyqtarëve, mirëpo Chisora ishte shumë i guximshëm dhe rikthehej në tentim që edhe ai të marrë pikë.
Raundi 11
Një tjetër pikë iu mor Chisoras në këtë raund për goditje me bërryl, ndërkohë që Dillian filloi të sulmonte duke e vërejtur lodhjen e rivalit të tij dhe me një goditje të fortë me të majtën e rrëzoi Chisoran. Nokaut. Dhe Whyte e fitoi meçin! Të gjithë beson se deri në momentin e nokautit, Chisora ishte përpara me pikë.
Kujtojmë që këta dy boksierë ishin ndeshur edhe në dhjetorin e vitit 2016 në Manchester Arena, duel të cilin Whyte e kishte fituar me pikë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur