LAJMI I FUNDIT:

Sfidat e punëtorëve dhe roli i inspektoratit të punës

Sfidat e punëtorëve dhe roli i inspektoratit të punës

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Drejtorinë për Hulumtime Parlamentare, Arkiv dhe Bibliotekë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot mban në tryezën diskutuese me temën: “Sfidat e Punëtorëve dhe roli i Inspektoratit të Punës”.

Vdekja e punëtorëve në vendin e punës është në gjendje alarmante në Kosovë, vetëm brenda vitit 2018, 23 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës.
Ekzistojnë probleme të shumta që punëtorët/et ballafaqohen në vendet e punës, duke filluar nga sigurimi shëndetësor, kontrata e punës, mungesa e sigurisë në vendet e punës.


Prandaj edhe kjo tryezë ka për qëllim që së bashku me anëtarët e shoqërisë civile të diskutojë projektligjin për Inspektoratin e Punës, ku me këtë rast do të prezantohet edhe një hulumtim parlamentar që ka analizuar ndryshimet ligjore dhe krahasuar ato me praktikat e mira të vendeve të rajonit dhe të BE-së. /Telegrafi/