Në shoqërinë shqiptare paramoderne, ndaj gruas askush nuk mund të ushtronte dhunë, përveç bashkëshortit të saj. Gruaja nuk mund të qëllohej me armë as për gjakmarrje.
Në paragrafin 2763 te Kanuni e Skanderbegut, thuhet: “Asht kundra burrnis me shti pushkë në gra…kjoftë edhe e gjaksit. Kush shtin pushkë kso dore, vra e pa vra, gjobitet prej katundit deri 100 desh”.
Një gjobë e tillë ishte e papërballueshme për shumicën dërrmuese të familjeve shqiptare të asaj kohe. Edhe më i rëndë ishte fakti se ai që qëllonte gratë mbulohej përgjithnjë nga hija e zezë e turpit. Madje, në përpjesëtime të caktuara, një turp të tillë e “trashëgonin” disa breza pasardhësish.
Por, në shoqërinë tradicionale shqiptare mund të asistoje në skena të llahtarshme, ku një ose disa burra njëherazi, qëllonin me pushkë pranë kokës së një gruaje, natyrisht jo për ta plagosur ose për ta vrarë atë.
Çfarë mesazhi përcillnin të shtëna të tilla me armë?
Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje po i referohemi një fragmenti nga libri i Edith Durhamit, “Brenga e Ballkanit”: “Epilepsia ka qenë e zakonshme në malësi. Thuhej se vinte kur njeriut i hynin shpirtrat e këqij. Një herë pashë një grua që papritur u rrëzua me një goditje epilepsie. Disa burra menjëherë u turrën, më thanë të hapja udhën dhe shkrepën koburet pranë kokës së saj, kështu trembej e largohej shpirti i keq. Meqë ajo shpejt erdhi në vete, besuan se ata e arritën këtë gjë”.
Kësisoj, të qëlluarit me armë pranë kokës së ndonjë gruaje që përjetonte krizë epilepsie, konsiderohej si formë mjekimi për të shpëtuar shpirtin e saj nga xhindet. /Zyhdi Dervishi, “Lente të ndërveprimit simbolik”/Konica/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Reportazh i vitit 1944: Në Tetovë, në një udhëtim në Kosovë

Mengjiqi sjell librin me 58 pjesë për piano, me motive të trashëgimisë etno-muzikore shqiptare

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker