LAJMI I FUNDIT:

Çfarë thoshte Remzi Shala, i ftuar nga Gjykata Speciale, rreth akuzës për rrëmbimin e një civili gjatë luftës (Video)

Çfarë thoshte Remzi Shala, i ftuar nga Gjykata Speciale, rreth akuzës për rrëmbimin e një civili gjatë luftës (Video)

Ish-eprori i UÇK-së, Remzi Shala, i njohur me nofkën e luftës Komandant “Molla e Kuqe”, është ftuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.

Shala, i cili është nga Mushtishti i Suharekës, është duke u gjykuar në Gjykatën e Prizrenit nën akuzën për krime lufte të kryera.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës e ngarkon Remzi Shalën me veprën penale – privim nga liria të një civili në kohë lufte.


Fjala është për Haxhi Përteshin nga Duhla e Suharekës.

Përteshi ishte marrë në qershor të vitit 1998 nga persona me uniforma të UÇK-së.

Pak ditë më pas, Haxhi Përteshi ishte gjetur i vdekur buzë një rruge të fshatit.

Edhe një ish-komandant i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale në Hagë, por thotë se nuk do t'i përgjigjet ftesës
Lexo po ashtu Edhe një ish-komandant i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale në Hagë, por thotë se nuk do t'i përgjigjet ftesës

Në një intervistë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, në janar të vitit 2017, Remzi Shala kishte mohuar se kishte gisht në rrëmbimin e Haxhi Përteshit.

Mirëpo, djali i të ndjerit është shprehur i bindur se Remzi Shala ishte në mesin e personave që ia morën babanë në shtëpi ku nuk u kthye më i gjallë.

Ndiqeni më poshtë intervistën e plotë me Remzi Shalën, i cili tash do të jetë edhe objekt i Gjykatës Speciale të Hagës, të cilës ka thënë se nuk do t’i përgjigjet.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme

Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme

Drejtësi
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori