LAJMI I FUNDIT:

Australia do të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit (Video)

Australia do të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit (Video)

Australia planifikon ta njohë Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, por nuk do të zhvendosë ambasadën atje.

Raporte në mediat izraelite tregojnë se vendimi do të shpallet zyrtarisht të mërkurën, pasi të jetë ratifikuar gjatë ditës së sotme nga kabineti qeveritar. Ajo që nuk dihet me siguri është nëse ekzekutivi australian do ta bëjë këtë njohje për të gjithë Jerusalemin apo vetëm për atë perëndimor.


Në qytet për çdo rast, Australia do të vendosë vetëm një zyrë konsullore. Supozohet se arsyeja e një vendimi të tillë do të jetë thjesht ekonomike; kostoja e lëvizjes së ambasadës llogaritet diku tek 200 milionë dollarë. Kryeministri australian, Scott Morrison e kishte lënë të nënkuptohej që në muajin tetor marrjen në konsideratë të një veprimi të tillë.

Morrison, një evangjelist i devotshëm dhe kryetar i Partisë Liberale, i mori frerët e ekzekutivit në muajin gusht. Por, pavarësisht lëvizjes polemizuese, ai sërish shprehet i angazhuar për gjetjen e një zgjidhjeje me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez.

Presidenti amerikan Donald Trump ishte ai që shkaktoi një tërmet të vërtetë muaj më parë kur përmbysi papritur dekada të tëra politike të jashtme të Shteteve të Bashkuara me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit dhe zhvendosjen e Ambasadës Amerikane atje nga Tel Avivi. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori