Në shoqërinë shqiptare paramoderne, edhe pijet alkoolike përçonin kuptime simbolike që ndriçonin aspekte të rëndësishme të funksionimit të saj.
Deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, pija alkoolike tradicionale më e konsumuar ndër shqiptarët ka qenë rakia, si pije e fortë që prodhohej masivisht në mënyrë artizanale. Si e tillë, ajo nuk mund të pihej në vetmi, as vetëm me pjesëtarët e familjes.
Rakia konsiderohej si pije e burrave të guximshëm që ndriçonte më mirë tiparet burrërore të personalitetit të tyre, të cilët në gjuhën e popullit quheshin kapedanë.
Në shumë krahina të Shqipërisë qarkullonte e formësuar gati një proverb pohimi: “Në kohë lufte burrave të vërtetë u vjen era barut, në kohë paqeje era raki”.
Burrat e fshatrave që pinin raki më të fortë konsideroheshin më për të qenë, më burrëror se ata të fshatrave që pinin raki më të butë.
Kështu, simbolikisht përqindja e alkoolit ose grada e rakisë, siç quhet në gjuhën e përditshme të shqiptarëve, shprehte shkallën e burrërisë së atyre që e pinin këtë pije të fortë.
Së paku që nga fillimet e islamizmit deri në fillim të shekullit XX, konsumimi ose mos konsumimi i pijeve alkoolike simbolikisht identifikonte në shumicën e rasteve edhe përkatësinë fetare të shqiptarëve. Për të treguar se nuk ishin islamizuar prej pushtuesve osmanlinj, të krishterët pinin në mjedise publike verë ose raki. Madje, në mjaft raste kundërshtimin ndaj Portës së Lartë me anë të shishes së rakisë, e shprehnin simbolikisht edhe shqiptarët e konvertuar në fenë islame.
Mjaft dokumente të shkruara edhe dëshmi gojore provojnë se nëpunësit e administratës së Perandorisë Osmane, për të treguar konvertimin e shqiptarëve në fenë islame, shpreheshin se banorët e një mëhalle ose fisi, fshati ose krahine, “kishin lënë veten dhe rakinë”.
Të nisura nga interesa të caktuara vetjake ose publike, herë pas here nëpunësit e strukturave perandorake, duke falsifikuar të vërtetën, i zgjeronin përmasat e islamizmit duke i paraqitur si të konvertuar edhe ata grupime të popullsisë që vazhdonin t’i qëndronin besnikë fesë së krishterë, sidomos asaj katolike.
Në pak vargje të një kënge popullore folklorike, me tone ironike e sarkastike shprehet protesta e grave të krishtera ndaj përpjekjeve të një kadiu (gjyqtari) për t’i paraqitur ato si të konvertuara në myslimane:
Ti kadia mjekërkuq
Pse rren botën se janë turq?
Ti kadia faqezi
Çil qitapin shif me sy
Si janë gratë në kahuri
Qi pin ven e pin raki’
….
A do t’i me i ba Turqi?
Rakia për shqiptarët ka qenë gjithmonë pije e ceremonive më të rëndësishme në jetën e individit, të familjes ose të fisit, si lindja, fejesa, martesa, pritja e miqve etj. Rakia pihej me dolli, me të trokitura të gotëve që shoqëroheshin me urime për mbarësi në çdo fushë të jetës. Ajo gjithmonë ka qëndruar më lartë se pijet e tjera alkoolike.
Rakia përcillte simbolikisht mesazhe me profile burrërie deri në fillim të viteve ’90 të shekullit XX, kur emigrimi masiv i shqiptarëve drejt vendeve më të zhvilluara të Perëndimit ndryshoi rrënjësisht mjaft dukuri, pirje dhe ekuilibre në shoqërinë shqiptare.
Në rrjedhën e këtyre proceseve ndryshoi në opinionin e shumicës së shqiptarëve edhe “statusi” i rakisë, gama e mesazheve që përcillte kjo pije e fortë, sidomos në krahinat fshatare. Në hierarkinë e pijeve u përforcuan ndjeshëm pozitat e verës dhe të birrës. /Konica/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Reportazh i vitit 1944: Në Tetovë, në një udhëtim në Kosovë

Mengjiqi sjell librin me 58 pjesë për piano, me motive të trashëgimisë etno-muzikore shqiptare

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker