Humbjet që i shkaktohen Serbisë dhe Bosnja e Hercegovinës karshi taksës së vendosur për produktet e këtyre shteteve nga Republika e Kosovës, sipas disa të dhënave tregojnë se eksporti i Serbisë është 17 miliardë euro, nga të cilat brenda vitit 500 milionë euro përfundojnë në Kosovë.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës i datës 21 nëntor 2018, përmes të cilit vendoset masë 100 për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka shkaktuar eufori tek shqiptarët e Kosovës. Derisa serbët e Kosovës sikurse edhe ata në Beograd po mundohen që fajtorin ta gjejnë brenda qeverisë së Kosovës.
Këndvështrimet për këtë taksë janë të ndryshme, por dy janë kryesoret – ndikimi i taksës në ekonominë e shteteve që nuk njohin njëra tjetrën – Serbisë, Kosovës dhe Bosnjës por edhe aspektet politike të taksës, raporton RTK.
Për Serbinë dhe BeH, Kosova nuk ekziston si shtet. Ndërkohë, të dy këto shtete alarmojnë karshi vendimeve të një shteti që për ta është fantom.
Në planin praktik, pas vendosjes së kësaj takes, në kufirin kosovar deri në mesin e kësaj jave kanë arritur të depërtojnë vetëm 38 kamionë me mallra nga Serbia dhe 11 nga Bosnja. Këta kamionë, kanë paguar rreth 150 mijë euro masë mbrojtëse për të hyrë në Republikën e Kosovës.
Por, derisa shqetësim në Serbi është humbja ekonomike rreth 500 milionë euro në vit nga eksporti kundrejt Kosovës, në Kosovë shqetësim mbetet ngritja e çmimeve.
Buka nga 30 centë është shtrenjtuar në 40 centë, pasi Kosova furnizimin kryesor me miell e bën nga Serbia.
Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2017 Serbia ka eksportuar 17 miliardë euro mallra. Partnerët kryesorë të eksportit të mallrave serbe mbesin Italia me 13.1 për qind të eksportit, Gjermania me 12.5 %, Bosnje dhe Hercegovina me 8 për qind, Rusia me 5.8 % dhe Rumania me 4.8 %.
Ndërkohë, sipas deklarimeve të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, Serbia humbë rreth 42 milionë euro në muaj nga vendosja e kësaj takse karshi Serbisë.
Njohësit e ekonomisë, siç raporton televizioni publik në Kosovë, thonë se për një shtet me eksport prej 17 miliardë euro, humbja e një tregu prej 500 milionësh në vit nuk paraqet ndonjë goditje të madhe ekonomike. E nëse llogaritet mos taksimi i energjisë elektrike si produkti kryesor që Serbia ia shet Kosovës si dhe lirimi nga kjo taksë i brendeve ndërkombëtare që përbëjnë eksportin kryesor në Kosovë, atëherë del që dëmi ekonomik që i shkaktohet Serbisë me këtë taksë është shumë më i vogël se ai që e paraqet Brnabiq.
Ndërkohë, ndonëse 9 brende të huaja që prodhojnë në Serbi janë liruar nga taksa, ka pasur edhe prej atyre brendeve të huaja që prodhojnë në Serbi e që nuk janë liruar nga taksa.
Prodhuesi i ilaçeve Hemofarm ishte privatizuar nga kompania gjermane Stade e më vonë shumica e aksioneve të saj iu shitën amerikanëve. Nga dëshmitë që tregon përfaqësuesi i Hemofarm-Stade, Burim Shkodra, del që ky prodhues edhe para vendimit të Qeverisë Haradinaj për taksën dhe emërtimin e dedikimit të produkteve, kishte përdorur emërtimin: Republika e Kosovës.
Ndërkohë derisa Prishtina zyrtare po shfaqet e vendosur që kjo taksë karshi produkteve serbe dhe boshnjake të vazhdojë, marketet qoftë në veri të Kosovës apo edhe në pjesën e enklavave janë përplot me produkte ushqimore por edhe ilaçe, të cilat janë zëvendësuar kryesisht me paralele të shteteve tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak