Sektori i prodhimit mund të jetë motori kryesorë i punësimit por dhe i zhvillimit ekonomik në Kosovë. Ky sektor mund të jetë edhe më i rëndësishëm nëse shfrytëzohet momenti në të cilin ndodhen ambienti i të bërit biznes në Kosovës pas vendosjes së taksë prej 100 për qind për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
Promovimi i prodhimeve vendore ishte edhe qëllimi Konventës së Prodhuesve të Kosovës, të organizuar për herëtë parë nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.
Ndërmarrës dhe përfaqësues të biznesit kanë thënë se prodhuesit në Kosovë, po përballen me shumë sfida.
Sipas tyre, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën ndaj prodhimeve që vijnë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shumë biznese po shikojnë alternativa për gjetjen e tregjeve të reja nga vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovë, Berat Rukiqi, për tha se ka pasur një solidarizimi të biznesit për këtë vendim.
“Është shumë me rëndësi të theksohet se ka pasur një solidarizimi të biznesit për këtë vendim, sidomos duke pasur parasysh që një pjesë e madhe e bizneseve në vendet e tjera janë ballafaquar me problemet e caktuara dhe gjithmonë ka pasur mungesë të mekanizmave që mund t’i trajtojnë këto probleme në favor të bizneseve tona”, tha Rukiqi.
Shumë biznese, sipas tij, janë duke shikuar alternativat për t’i zëvendësuar produktet me tregjet tjera.
“Ka biznese që janë në pritje për sa i përket vendimeve në raport me taksën prej 100 për qind. Janë shumë biznese që janë duke shikuar alternativat për t’i zëvendësuar prodhimet, siç është rasti i grurit, sheqerit dhe çelikut që janë produkte bazë për shumë biznese, ku edhe për sektorin e prodhimit, atë të ndërtimit dhe sektorë të tjerë”, tha Rukiqi.
Alketa Knuti, këshilltare ekonomike në Ministrinë shqiptare për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, tha se prodhuesit shqiptar do ta kenë mundësinë që të përfitojnë nga vendimi i Qeverisë së Kosovës.
“Marrëdhënia e tregtisë së lirë është shumë e rëndësishme për rajonin. Prodhuesit shqiptar do ta kenë mundësinë që të përfitojnë nga ky vendim, një treg i cili më herët e ka zënë një produkt kosovar po qese do të ishte një produkt plotësues”, tha Knuti.
Kurse, kryetari i Odës Ekonomike Veri-Perëndimore të Maqedonisë, Nebi Hoxha, tha se Kosova dhe Maqedonia kanë kapacitet të prodhimit.
“Vendosja e taksës prej 100 për qind për ishte një moment që i shërben Kosovës si një armë për balancin ekonomik. Një hap i tillë do të ndikoj në përafrimin e disbalancit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë dhe tash është një moment që ta rikthejmë këtë shkëmbim tregtar. Ky është një moment që të shfrytëzohet për të dy palët, ky te dy shtetet kemi kapacitet të prodhimeve tona ku është duke u punuar në atë drejtim të cilësisë së produkteve tona”, tha Hoxha.
Pronari i kompanisë “Plastika”, e cila merret me prodhimin dhe riciklimin e produkteve të plastikës, Astrit Shabani, thotë vendimit të taksës prej 100 për qind, prodhuesi kosovar do të ketë më tepër prezencë në treg.
“Prodhuesi kosovar do të ketë më tepër prezencë në treg, pas vendimit të taksës. Prodhuesit nga Kosova një pjesë të lëndës e kanë marr nga Serbia dhe të gjithë prodhuesit kanë filluar të bëjnë zgjidhje. Ne si prodhuese produktet i kemi zëvendësuar nga vendet tjera, tashmë gjithçka po ec mirë, çdo gjë në rregull dhe nuk është vërejtur ndonjë mungesë apo kosto shtesë”, tha Shabani.
Edhe Visar Idrizi nga kompania “Viprint”, e cila merret me printim, thotë se çdo iniciativë që përkrah prodhimin vendor duhet të merr mbështetje.
“Si prodhues vendor e kemi përkrahur këtë iniciativë dhe kjo është diçka e punuar me vend dhe çdo iniciativë e tillë që përkrah prodhimin vendor kur sjellin përftimet direkte dhe indirekte”, thekson Idrizi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBlack Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje