Kjo është arsyeja e vërtetë përse shuplakat na djersiten kur jemi nervozuar dhe si ta shmangim atë
Një numri të madh njerëzish në situata të këtilla shuplakat në mënyrë jonormale u djersiten shumë, gjë që shkencëtarët e konsiderojnë tërësisht reaksion normal ndaj situatës stresuese në të cilën gjendemi.
Qëllimi themelor i djersitjes është që të ulet temperatura e trupit e cila rritet kur pulsi nën stres na shpejtohet, gjë që e sqaron djersitjen kur vrapojmë apo ushtrojmë, transmeton Telegrafi.
– Djersitemi edhe kur trupi lufton dhe dëshiron të shmanget nga situata stresuese, thotë Dr. Darria Long Gillespie i, asistente në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Tennessee.
Dermatologia Paul-Rodriguez, vëren që djersitja mund të stimulojë sistemin simpatik nervor dhe na ndihmon në mënyrën më efikase në situatat stresuese.
Shuplakat e djersitura në të vërtetë janë përgjigje emocionale ndaj situatave të caktuara stresuese dhe mund të jenë të shkaktuara nga ndjenjat siç janë frika apo anksioziteti.
– Djersitja është nën kontrollin e hipotalamusit, zonë në tru e cila rregullon shumë funksione, duke përfshirë temperaturën trupore dhe shtypjen e gjakut, i cili merr sinjale të rreme që trupi është tepër i ngrohur prandaj aktivizon djersitjen si metodë e ftohjes së trupit, thotë ajo.
David Spratte, drejtor ekzekutiv dhe themelues i Kompanisë Carpe, e cila prodhon losion antiperspirant kundër djersitjes së duarve, thotë që çdo situatë e cila shkakton nervozë apo ndjenjë tronditjeje ka aftësi që të shkaktojë atë që ai e quan “djersitje stresuese”.
Situatat e tilla janë fjalimi publik, takimi i parë dashuror apo momenti i papritur i panikut, si edhe kur kuptoni që keni dështuar të shkoni në takim të rëndësishëm.
Adam Splaver, kardiolog në Floridën Jugore, thekson edhe që ushqimi i caktuar siç janë ushqimet pikante, pirja e duhanit dhe konsumimi i tepruar i kafeinës mund të jenë katalizator i djersitjes së duarve.
Si ta zgjidhim këtë problem
– Stresi emocional i cili zakonisht është shkaktar i djersitjes së shuplakave vështirë mund të kontrollohet, ka thënë doktori Timothy Maines, mirëpo pacientëve të vet u ka dhënë disa këshilla se si të përpiqen ta kontrollojnë këtë problem.
Nëse dini që do të keni ditë stresuese, ushtroni frymëmarrjen e thellë.
– Tingëllon thjesht, merrni frymë thellë, mbajeni frymën disa sekonda, pastaj nxirreni frymën. Frymëmarrja e thellë do t’ju ndihmojë që t’i eliminoni mendimet të cilat ju mundojnë, thotë Maines.
Përpiquni të qitni pak antiperspirant në duart tuaja para se të shkoni të flini gjumë, sepse nata është koha më e mirë për aplikimin e tij, duke pasur parasysh që atëherë lëkura më mirë i thith përbërësit dhe bllokon gjëndrat e djersës.
Në çantë apo në kuti veglash gjithmonë futni një qeskë pluhuri ëmbëlsirash dhe qiteni në shuplaka para situata stresuese. Ai do t’ju ndihmojë që të absorboni lagështinë nga shuplakat tuaja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj