LAJMI I FUNDIT:

Rriten zonat urbane, Kosova ende pa hartë zonale

Rriten zonat urbane, Kosova ende pa hartë zonale

Zonat urbane në Kosovë për 18 vjet janë rritur për 57 për qind, por kjo rritje është bërë në tokat bujqësore. Derisa zonat urbane po rriten, komunat e Kosovës nuk kanë harta zonale, madje hartë zonale nuk ka as në nivel të vendit.

Këto të dhëna janë bërë të ditura gjatë konferencës për shënimin e “Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve”.

Zyrtarë të MMPH-së kanë bërë të ditur se në vitin 2000 sipërfaqja e zonave urbane ka qenë rreth 1 për qind, ndërsa në vitin 2018 sipërfaqja e zonave urbane është 1.5 për qind e gjithë territorit të Kosovës, prej të cilave 50 për qind janë krijuar prej vitin 2000-2012, ndërsa 7 për qind nga viti 2010 deri në vitin 2018.


Sa i përket Planit Zhvillimor Komunal, 31 komuna e kanë të miratuar këtë plan, derisa 4 komuna janë në proces, ndërsa dy komuna janë në fazën përgatitore për këtë plan.

Nga Divizioni i Planifikimit Hapësinor, Vjollca Puka, ka bërë të ditur se 22 komuna janë në proces të krijimit të hartave zonale, 3 janë në faza përgatitore, ndërsa 13 komuna nuk e kanë filluar ende procesin.

“Vlen të theksohet edhe pse kanë kaluar gati 5 vite në miratimin e kornizës ligjore ende nuk kemi ndonjë hartë zonale të miratuar nga komunat e vendit. Por, janë një pjesë e konsiderueshme e komunave janë në proces të hartimit të planit, si 58 për qind e të gjitha komunave, në fazë përgatitore 3 dhe nuk kanë filluar ende me hartimin e këtij dokumenti, për shkak të rishikimeve të planeve zhvillimore komunale”, bëri të ditur ajo.

Megjithatë, është thënë se në muajin e ardhshëm pritet që nga ministria të bëhet prezantimi i draftit të Hartës Zonale të Kosovës.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Arben Çitaku, është shprehur se profesionistët e fushës duhet të kontribuojnë në hartimin e politikave për zhvillim të planifikimit urban.

“Kjo ditë na përkujton se profesionistët e fushës duhet të jenë të trajnuar, të cilët me angazhimin e tyre në institucionet qeveritare, në kompanitë konsulentë dhe kompanitë private, si dhe në institucionet arsimore duhet të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të vendbanimeve tona. Duhet të ndihmojmë bashkërisht në hartimin e planeve për zonat e reja të zhvillimit dhe të ndihmojmë në korrigjimin e atyre të vjetrave. Me angazhimin e tyre të pazëvendësueshëm, profesionistët e fushës duhet të ndihmojnë edhe në hartimin e politikave qeveritare nga të cilat duhet të përfitojnë të gjithë”, tha ai.

Ndërkaq, këshilltari i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Leutrim Sahiti tregoi se çfarë ka bërë kjo ministri sa i përket planifikimit urban të vendit, ndërsa potencoi se një nga problemet e Kosovës është mos planifikimi urban.

Shënimi i kësaj dite sipas tij është shembull dhe nismë e mirë për të gjithë që së bashku të mendohet, të punohet për ndërtimin e qyteteve me ndërtimin e duhur urban

“Një nga problemet që ka Kosova pa dyshim që është edhe mos planifikimi urban. Ndërtimet e egra dhe pa leje, mungesa e hapësirave të gjelbra, mungesa e parkingjeve dhe hapësirave për sport dhe rekreacion sigurisht që ndikojnë edhe në rritjen e ndotjes së ajrit. Njëkohësisht një qytet pa plan nënkupton një qytet me kaos urban, një qytet jo funksional dhe që ndikon negativisht edhe në zhvillimin psiko-social të qytetarëve. Me angazhimin tonë të përbashkët tani kemi të miratuar ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje dhe një sërë ligjesh e udhëzimesh tjera të cilat mundësojnë një planifikim urban më të mirë”, u shpreh ai.

Zbatimi i ligjit për ndërtim, atij për planifikim hapësinor dhe ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, sipas tij i mundëson Kosovës krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të shëndosh për të gjithë qytetarët e saj. Njëkohësisht sipas tij, kjo i kontribuon Kosovës që të përmbush kriteret për anëtarësim në BE. /KP /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A dëshironi të dini ku ka vende të lira të punës?

A dëshironi të dini ku ka vende të lira të punës?

Telegrafi Jobs
Kosova siguron bukën e motit, Peci: Rekord i rendimentit të grurit, së paku do t’i kemi 300 mijë tonë të prodhuar

Kosova siguron bukën e motit, Peci: Rekord i rendimentit të grurit, së paku do t’i kemi 300 mijë tonë të prodhuar

Ekonomi
160 milionë euro investim: Ulqini po fiton një nga komplekset hotel-rezidenciale më të bukura buzë plazhit në Evropë!

160 milionë euro investim: Ulqini po fiton një nga komplekset hotel-rezidenciale më të bukura buzë plazhit në Evropë!

Porta Rai
Loja e madhe filloi! Fito me IP Petrol!

Loja e madhe filloi! Fito me IP Petrol!

IP Petrol

"Zoti e bekoftë bukën e Kosovës", Peci: Për herë të parë pas luftës sigurojmë bukën e motmotit

Ekonomi
Personalizo ekipin apo lojtarin e preferuar në tepihët e ZiuuRugs - Shfrytëzo zbritjen e momentit për EURO 2024

Personalizo ekipin apo lojtarin e preferuar në tepihët e ZiuuRugs - Shfrytëzo zbritjen e momentit për EURO 2024

ZiuuRugs
Kalo në kategori