LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë rregulla për të shkuar mirë me vjehrrën tuaj

Dhjetë rregulla për të shkuar mirë me vjehrrën tuaj
53744713 - young married couple and senior mother having bad discussion

Për të shmangur konfliktet dhe që të mos keni mosmarrëveshje në familje, do ju duhet më shumë durim dhe gjithashtu një largpamësi dhe dinakëri.

Menaxhimi i nënës së tij nuk është gjithmonë i lehtë, por para se të shkatërrosh përfundimisht marrëdhëniet përpiquni që të kuptoni se si të bini në dakordësi me njëra-tjetrën.

Këtu janë dhjetë rregulla të thjeshta për t’u ndjekur për hir të paqes dhe pa fërkime.


Ruani privatësinë: Mbajtja e distancës nuk do të thotë të jesh e hapur, por të definosh hapësirat e tua, madje edhe ato fizike, pa hije dyshimi. Shtëpia juaj është e juaja, si ajo e vjehrrës është e saja. Kështu që duhet të shmangni kopjen e çelësave nëse nuk është rreptësisht e nevojshme. Vizitat e papërshtatshme dhe pa ndonjë marrëveshje paraprake mund të mos jenë aspak të mirëpritura: më mirë të shmangni surpriza të panevojshme dhe të menaxhoni kohën tuaj sipas nevojave tuaja.

Buzëqeshni: Gratë janë të pajisura me neurone të pasqyruara, që do të thotë se nëse buzëqeshni, edhe ata që përballen me ju do të buzëqeshin në mënyrë të pashmangshme. Një buzëqeshje zbut tensionet dhe predispozitat për tu mirëpritur dhe dëgjuar, është i lehtë dhe nuk kërkon shumë përpjekje. Vlen të provohet, efektet pozitive do të jenë të dukshme.

Nëse do të isha në vendin tënd: Të vendosesh në pozicionin e tjetrit, është mënyra më e mirë për të kuptuar një tjetër këndvështrim nga i juaji. Ju nuk e njihni jetën e vjehrrës suaj, çfarë ëndrrash kishte apo se çfarë mendonte në të vërtetë. Kush e di! Nëse do i njihni njerëzit nga afër shumë armiqësi nuk do kishin arsye që të krijoheshin dhe do e kuptonit njëra-tjetrën edhe më mirë, pa krijuar tensione të panevojshme.

Asnjëherë në të njëjtin nivel: Konkurrenca është e padobishme, kështu që në vend që të luftoni në të njëjtën fushë (tërhiq e mos e këput është gjëja me e mirë). Bëni gjëra të ndryshme, por nëse keni nevojë për këshilla, nuk ka asgjë të keqe që të kërkoni ndihmë prej saj. Ulja e armëve mund të ndihmojë në shmangien e konflikteve dhe mund të ju japë edhe kohë të lirë: një bilanc pozitiv, pa dyshim.

Rroftë diplomacia: Të pranosh kritikat nuk është e mirë dhe këtë e dinë mirë. Nuk mund të jesh dakord me të gjithë , por ajo që ka rëndësi është të ndiheni mjaft të forta dhe autoritative për të dëgjuar kritikat, pa qenë nevoja ta pranoni atë domosdoshmërisht. Një qëllim i mirë …

Gjithmonë autoritare: Nëse jepni një opinion, duhet ta mbështesni me motivime të përshtatshme dhe me siguri të plotë. Duke qenë autoritare nuk do të thotë të imponosh veten me forcë, por duke besuar tek bindjet e tua, nuk ke nevojë që të dëgjosh kritikat dhe të justifikosh veten . Pra, me vjehrrën duhet të kesh disa koncepte të qarta: e pamundur të keqkuptohesh.

Të kufizohemi sa më shumë të jetë e mundur: Si mos të nervozohesh kur marrëdhënia bëhet bezdisëse? Para se t’ia lini të gjitha fajet vjehrrës, le të përpiqeni të kuptoni se sa hapësirë i keni lënë dhe sa i keni marrë. Le të kuptoni se marrëdhëniet janë gjithnjë në dy, kështu që duhet të shmangni konfliktin dhe duke qeshur i përgjigjeni kritikave dhe i thoni që vendimet tashmë i keni marrë dhe nuk mund të ketë më ndryshime. Në këtë pikë, vjehrra do të përmbahet sepse keni mundur që të ndërtoni kufij mes njëra-tjetrës.

Edukimi i fëmijëve është kompetenca juaj ekskluzive. Nga ana tjetër, nëse çmohet se gjyshërit ndjekin rregullat e prindërve mbi arsimin e treguar nga prindërit, duhet të pranoni faktin se edhe ata kanë të drejtë që kujdesen për nipërit ose mbesat. Bëni durim në qoftë se ata iu japin pak karamele ose pak më shumë argëtim se sa kishim vendosur. Në fund gjyshërit iu japin shumë dashuri dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

Aprovimi? Edhe jo: Le ta pranoni, shpesh pa qenë në dijeni ju kërkoni një formë miratimi nga ana tjetër. Duhet të jeni të aftë që t’i thoni “jo”, vjehrrës kur tenton që të ju bindë për diçka. Pak ka rëndësi që ju fajëson; nëse besoni se keni vepruar në mënyrën tuaj më të mirë, do të keni bërë gjënë e duhur.

Mos i zgjidhni konfliktet me anë të bashkëshortit: Shpesh nuset tentojnë të shkaktojnë tensione tek vjehrra, por është shumë e vështirë për të diskutuar problemin me partnerin. Në të vërtetë, pas një nëne ndërhyrëse dhe poseduese, shumë herë ka një fëmijë që nuk dëshiron të marrë përgjegjësinë për t’u bërë një i rritur, me gjithçka që kërkon. Bërja e qartësisë nuk është e lehtë, por para se të rrënoni marrëdhëniet – madje edhe martesore – është e domosdoshme të vendosni pikat në “i”, siç thonë ata. Më mirë një diskutim i vogël sot, se nesër një luftë e furishme. /Telegrafi/