Gazetat kryesore në Shqipëri pësuan një rënie tjetër të të ardhurave gjatë vitit 2017, gjë që u shoqërua me shkurtime shpenzimesh, veçanërisht te pagat.
Kompanitë kryesore të medias së shkruar në Shqipëri pësuan një rënie të të ardhurave të përgjithshme prej 9 për qind ose 52 milionë lekë (430 mijë euro) gjatë vitit të kaluar, pavarësisht daljes nga tregu të njërit prej operatorëve më të mëdhenj, Gazetës Shqip.
Të ardhurat e përbashkëta të tetë kompanive të shtypit të shkruar, bilancet e të cilave janë publikuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), ishin 499 milionë lekë (4 milionë euro) në vitin 2017, nga 551 milionë lekë (4.3 milionë euro) që ishin në vitin 2016 dhe 620 milionë lekë (4.9 milionë euro) në vitin 2015. Vitet e fundit gazetat kryesore të Shqipërisë janë përqendruar gjithnjë e më shumë në publikimet në internet, ndërkohë që shitjet e gazetave fizike kanë ardhur në rënie. Por të ardhurat nga aktiviteti në internet nuk kanë mjaftuar për të kompensuar rënien e shitjeve fizike si dhe rënien e të ardhurave nga reklamat.
Katër nga tetë operatorët e tregut të shtypit pësuan rënie të të ardhurave ndërsa katër operatorë, përgjithësisht të vegjlit, pësuan rritje.
Gazeta Panorama, e botuar nga kompania Panorama Group, pësoi një rënie me 10 për qind dhe 2017 ishte viti i dytë radhazi me rënie. Të ardhurat e kompanisë ishin 244 milionë lekë (1.9 milionë euro) më 2017 nga 271.5 milionë lekë (2.1 milionë euro) më 2016 dhe 288 milionë më 2015. Panorama mbetet grupi mediatik më i madh në vend dhe ai zë 49 për qind të totalit të tregut të analizuar.
Kompania Media Union, e cila boton revistën e përjavshme ekonomike Monitor si dhe publikimin online Monitor.al, pati një rritje prej 6 për qind në të ardhura dhe kjo e bëri kompaninë e dytë më të madhe në tregun e medias së shkruar me rreth 12.5 për qind të tregut. Të ardhurat e Media Union për vitin 2017 ishin 62.4 milionë lekë (490 mijë euro).
Media Union zuri vendin e dytë vitin e kaluar pasi kompania Unipress, e cila boton gazetën Shekulli, pësoi një rënie të madhe të të ardhurave prej 40 për qind. Shekulli ra në vend të katërt nga vendi i dytë që zinte në vitin 2016. Të ardhurat e saj vitin e kaluar ishin 56.4 milionë lekë (442 mijë euro) nga 94.8 milionë lekë (750 mijë euro) në vitin 2016 dhe 110 milionë lekë (870 mijë euro) më 2015.
Në vend të tretë për vitin 2017 u ngjit kompania Publikime Shqiptare, e cila boton gazetën Dita. Të ardhurat e kësaj kompanie u rritën me 56 për qind gjatë vitit 2017 duke arritur në 60.8 milionë lekë (480 mijë euro). Dita u bë gazeta e tretë me 12 për qind të tregut mes tetë kompanive mediatike të analizuara.
Edhe kompania Focus Press, e cila boton Gazetën Shqiptare dhe publikimin në internet GSH.al, pësoi rënie të të ardhurave në masën 24 për qind. Të ardhurat e saj ishin 36.5 milionë lekë (290 mijë euro) më 2017, nga 48 milionë lekë (380 mijë euro) më 2016 dhe 54 milionë lekë (426 mijë euro) më 2015.
Gazeta Tema, publikim i Mero Baze, pati një rritje të të ardhurave të deklaruara prej 20 për qind, pas një rritjeje prej 45 për qind më 2016. Të ardhurat e Tema ishin 25.5 milionë lekë (200 mijë euro) duke zënë 5.1 për qind të tregut.
BIRN analizoi të dhënat financiare të tetë botimeve në vend, Panorama, Gazeta Shqiptare, Shekulli, Koha Jone, Tema, Dita, Standard e Monitor, bilancet e të cilave janë publikuar në QKB. Të dhënat financiare të disa publikimeve të tjera si Mapo, Sot apo Shqiptarja.com nuk ishin të disponueshme.
Tregu i shtypit është tkurrur në mënyrë të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Shqipëria numëronte dhjetëra gazeta të përditshme dhe publikime të tjera periodike disa vite më parë ndërsa disa prej titujve kanë dalë nga tregu. Pakësimi i numrit të titujve në treg nuk e ka përmirësuar situatën për aktorët e mbetur në të.
Në vitin 2016, Gazeta Shqip u tërhoq nga tregu i shtypit pas një dekade prezencë duke ruajtur praninë vetëm në internet. Të ardhurat e kësaj gazete ishin 50 milionë lekë në vitin 2015, viti i fundit i plotë i operimit, por lexuesit e saj duket se nuk shkuan te gazetat e tjera që vijojnë të publikohen.
Rënia e të ardhurave duket se ka shtyrë kompanitë kryesore të tregut të shkurtojnë shpenzimet, veçanërisht shpenzimet për paga. Kompanitë botuese të Shekullit, Panoramës apo Gazetës Shqiptare kanë raportuar shpenzime më të ulëta për paga më 2017 se sa më 2016. /Reporter.al /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kristof Le Rigoler: Maqedonia e Veriut është anëtare e besueshme e NATO-s
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Vitina: Izet Mexhiti flet të pavërteta, për pesë muaj nuk ka ofruar asnjë projekt për qytetin e Shkupit
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj