LAJMI I FUNDIT:

Dilemat e prindërve: A bën fëmija të ngre pesha?

Dilemat e prindërve: A bën fëmija të ngre pesha?

Ekspertët shpjegojnë se treningu i forcës është kyç për zhvillimin e aftësive motorike dhe atletike te fëmijët. Prandaj, ushtrimet e matura të qëndrueshmërisë nuk do të rrezikojnë rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve

Kjo, nuk do të thotë që fëmijët duhet të ngrenë pesha të rënda, por është e dobishme që të njihen me llojet e ndryshme të rezistencës. Për shembull, fëmijët mund të fillojnë treningun njëkohësisht kur fillojnë të interesohen për sportin, diku midis moshës gjashtë dhe tetëvjeçare.


Lëvizja e drejtë kërkon forcë adekuate muskulore, për shkak se treningu do të duhej të jetë parakusht për pjesëmarrje në ndonjë sport, transmeton Telegrafi.

Fëmijët të cilët kanë prirje të shtojnë peshë, në rend të parë, do të duhej të ushtrojnë me ngritjen e peshës vetjake. Trajnerët thonë se çelësi është në atë që fëmija të gjejë aktivitetin në të cilin kënaqet.

Siç thonë ekspertët, vetëm për atë që fëmija është i fuqishëm apo i mirë në ndonjë sport sesa moshatarët e tij, nuk do të thotë që në të ardhmen të ndodhë ndonjë çudi.

Djelmoshat ndryshojnë interesimet e veta, gjë që është me rëndësi që në moshë të re të provojnë disa lloje aktivitetesh, jo vetëm një sport.

Gjithashtu, fëmijët, të cilët ia kalojnë moshatarëve të tyre në disa aktivitete, duhet të vështrohen që të mos e teprojnë.

Pra, fëmijët shumë më tepër se të rriturit ngarkojnë trupin e tyre me rastin e lojërave apo kërcimeve, gjë që prindërit nuk duhet të brengosen që ushtrimet e forcës në moshë të re do t’i dëmtojnë.

Disa hulumtime kanë treguar se si me rastin e ngritjes së peshave në pubertet shtohet dendësia e eshtrave dhe përmirësohen kompoziconi dhe balanca e trupit.

Trajnerët këshillojnë se është më mirë që fëmijët t’i bëjnë dy deri në tri ushtrime për një grup muskujsh, me 6 deri në 12 përsëritje në secilën seri.

Pushimi midis çdo serie do të duhej të jetë midis 1 – 3 minuta.

Ajo që duhet pasur kujdes është që fëmijët në zhvillim të mos bëjnë ushtrime të ngarkesës mbi kokë, si edhe galiç me pesha në supe, sepse këto ushtrime lakojnë shtyllën kurrizore. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Flokë dhe stil
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Grim
Kalo në kategori