LAJMI I FUNDIT:

Pas 20 vitesh, Qeveria investon në infrastrukturën rrugore në Pogradec (Video)

Pas 20 vitesh, Qeveria investon në infrastrukturën rrugore në Pogradec (Video)

Pas 20 vitesh të një situate tejet problematike, qeveria investoi për rikonstruksionin e aksit që përshkon qytetin e Pogradecit deri në krye të Qafë Plloçës.

Përmes rrjetit social “Facebook”, kryeministri Edi Rama postoi një video të ndryshimit që ka pësuar ky aks rrugor në qytetin e Pogradecit.


“Mirëmëngjes dhe me kalimin nga 3D në realitetin përgjatë aksit që përshkon qytetin e Pogradecit nga hyrja në dalje, e deri në krye të Qafës së Plloçës, ku u investua drejtpërdrejt nga qeveria pas më shumë se 20 vitesh situate tejet problematike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

Investimi i kryer arrin në vlerën e 1.4 milion euro dhe përfshin një segment me gjatësi totale prej 5.5 kilometrash në unazën e qytetit që përkon dhe me rrugën nacionale. Ndërkaq, në aksin nga dalja e Pogradecit deri në krye të Qafës së Plloçës është investuar për punimet e tapetit të asfaltit, punime në kanalet e kullimit të ujërave të shiut dhe elementët e plotë të sigurisë rrugore. /Telegrafi/