Në mungesë të kohës për diskutime në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Hajdar Beqa, fjalën e tij, rreth kufizimeve për regjistrimin e veturave e ka publikuar në profilin e tij në Facebook.
Ai tha se ka marrë shume shqetësime nga qytetaret për kushtëzimet që është duke i aplikuar aktualisht ministria e Punëve të Brendshme, si për të kaluar jashtë shtetit, ashtu edhe kushtëzimet që po aplikon në rastin e regjistrimit të automjeteve.
“Do të flas për një problem, me të cilin tash e një kohë të gjatë po ballafaqohen qytetarët e Republikës së Kosovës. Bëhet fjalë për kushtëzimin e pagesës së gjobave për kundërvajtje në komunikacion, si kush për të kaluar jashtë shtetit. Po ashtu, pagesa e gjobave, tatimit në pronë, por edhe pagesën e shërbimeve tjera publike, është kusht i domosdoshëm për të regjistruar automjetin. Gjatë stinës së verës, një numër jo i vogël i qytetareve janë bllokuar në Aeroport, apo edhe pika tjera kufitare, ngase nuk kanë mundur të kalojnë më tutje, pasi që ata kanë pasur pa paguar një tiketë për kundërvajtje në komunikacion”, ka shkruar deputeti Beqa.
Sipas tij, një veprim i tillë, ka dëmtuar shumë qytetarë si në kuptimin e imazhit, ashtu edhe në atë financiar.
“Në bazë të informatave, praktika të tilla nuk aplikohen në asnjë shtet, ngase mund edhe të jenë në Kundërshtim më Kushtetutën e Republikës. Mendoj se kjo është forma më e keqe që është duke e aplikuar në këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës. Siç ju edhe e dini për inkasimin e borxheve ka forma tjera ligjore, dhe ato duhet të përdoren nga Institucioni në fjalë, e jo nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas tij, kushtëzimet e tilla pa dyshim se kanë dhënë rezultate të këqija për vendimin për proceset në të cilat po planifikon të kaloj vendi jonë. Sipas informatave në vendin tonë janë mbi 109 mijë automjete të pa regjistruara, apo rreth 30 për qind e automjeteve që gjenden në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përfundoi Hackathoni i mbështetur nga Ipko dhe i organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova
Në Prizren hapet edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme – hapet thirrja
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi
Përfundoi Hackathoni i mbështetur nga Ipko dhe i organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi