LAJMI I FUNDIT:

DMEXCO ngjarja më e madhe e ekonomisë dixhitale

DMEXCO ngjarja më e madhe e ekonomisë dixhitale

Në Köln të Gjermanisë nga data 12 dhe 13 shtator po mbahet në ngjarja më të madhe të ekonomisë dixhitale, marketingut dhe inovacionit “DMEXCO 2018”.

DMEXCO është vendi i takimit për lojtarët kryesorë të biznesit dixhital, marketingun dhe inovacionin, duke bashkuar udhëheqësit e industrisë, marketingut, profesionistët e medias dhe pionierët e teknologjisë për të vendosur axhendën e ardhshme dixhitale.

DMEXCO ofron një ekosistem me seminare, debate dhe ekspozita që përshkruajnë të ardhmen e ekonomisë digjitale dhe ngasin vlerën e tregut.


Kjo ngjarje mbahet çdo vit në Köln të Gjermanisë dhe ofron një ekosistem me seminare, debate dhe ekspozita që përshkruajnë të ardhmen e ekonomisë dixhitale, ku nga e gjithë bota sjellë mbi 500 folës, 1,100 ekspozues dhe mbi 40 mijë vizitorë.

Në DMEXCO 2018 po prezantohen kapacitetet e Kosovës në ekonominë digjitale
Lexo po ashtu Në DMEXCO 2018 po prezantohen kapacitetet e Kosovës në ekonominë digjitale

Në këtë ngjarje po merr pjesë edhe Kosova, ku të pranishmit do të kenë mundësi të informohen me kapacitetet e vendit tonë në fushën e ekonomisë dixhitale dhe për mundësitë e investimeve në këtë fushë të re të ekonomisë.

Kosova në “DMEXCO 2018” bashkë me Telegrafi, Hallakate, LinkPlus, Kutia, Dukagjini, etj., të cilat janë edhe iniciatorë të kësaj pjesëmarrje, po prezantohet në krah me liderët botërorë të fushës, madje në të njëjtën hapësirë me Google, Facebook, Adobe, IBM, Microsoft dhe Youtube.

Përmes kësaj ngjarje po synohet ndërkombëtarizimi i ekonomisë kosovare, tërheqja e investimeve të huaja, ndërtimi i urave të bashkëpunimit mes komunitetit tonë bashkëpunëtorëve të huaj, si dhe promovimi i Kosovës dhe inkuadrimi në zinxhirët e vlerave ndërkombëtare të ekonomisë. /Telegrafi/