Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) me anë të një njoftimi porosit që të deklarohet saktë tatimi, pasi që sipas legjislacionit tatimor të gjitha ndërmarrjet dhe personat që merren me aktivitet biznisor janë të obliguar ta deklarojnë tatimin.
ATK thotë se e kryerjen e detyrimeve tatimore kontribuohet për një mirëqënie më të mirë ekonomike tatimore.
Njoftimi i plotë i ATK-së
Administrata Tatimore e Kosovës, ri-kujton të gjithë personat, të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të Legjislacionit Tatimor janë të detyruar të deklarojnë Tatimet dhe Kontributet Pensionale në mënyrë reale.
Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te kategoritë, si nën-deklaruesit e pagave të punëtorëve, nën-deklaruesit tek bizneset e mesme dhe të mëdha, nën-deklaruesit tek bizneset mikro dhe të vogla, me qëllim të identifikimit të atyre bizneseve, të cilat nën deklarojnë të ardhurat e tyre.
Disa nga veprimtaritë në vijim, nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që të deklarojnë apo korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha obligimet tatimore të parapara me Legjislacionin Tatimor:
• Identifikimi i bizneseve, të cilat nën-deklarojnë pagat e punëtorëve;
• Identifikimi dhe trajtimi i bizneseve, të cilat bëjnë nën-deklarim, në veçanti veprimtaritë, si: tregti, shërbime, ndërtimtari dhe prodhim;
• Identifikimi dhe trajtimi i bizneseve, të cilat bëjnë nën-deklarim të qarkullimit me qëllim të qëndrimit vazhdimisht në kuotën fikse prej 37.5€ në çdo 3 muaj;
• Identifikimi dhe trajtimi i bizneseve, të cilat bëjnë nën-deklarim të qarkullimit me qëllim të qëndrimit vazhdimisht nën pragun e TVSH-së, veçanërisht bizneset në veprimtaritë, si: tregti, shërbime profesionale, zbavitëse-artistike, prodhim, transport, etj;
• Identifikimi i bizneseve, të cilat operojnë me humbje, si dhe bizneseve që deklarojnë me zero;
• Identifikimi i bizneseve të cilat ofrojnë furnizime pa të drejtën e kreditimit të TVSH-së, ndërsa në anën tjetër zbresin TVSH-në në blerje;
• Identifikimi i bizneseve të cilat importojnë apo tregtojnë mallra me akcizë, të cilët përmes dokumentacionit jo të saktë, respektivisht nënvlerësimit të çmimeve të shitjes, i’u shmangen detyrimeve tatimore;
• Identifikimi i bizneseve të cilat merren me shitjen e tekstilit dhe veshmbathjeve, të cilat mbajnë dokumentacione jo të sakta me qëllim të shmangies së detyrimeve tatimore, etj;
• Identifikimi dhe trajtimi i personave, të cilët nuk bëjnë deklarimin e të ardhurave të ndryshme që ata mund të kenë qoftë të hyrat nga jashtë vendit, të hyrat nga kapitali apo të hyrat tjera.
ATK, inkurajon të gjitha kategoritë e lartpërmendura që t’i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas Legjislacionit Tatimor.
Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare, siç janë ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenies shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.
Paguaj tatimin, fli rehat! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanka Ekonomike akoma më afër qytetarëve, shtrin rrënjët në Mitrovicën e Veriut
Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor
Elfbar, zgjedhja e përkryer për dashamirët e shijes së Vape
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët