LAJMI I FUNDIT:

Juve i pamposhtur në këtë fillim sezoni, nuk gabon ndaj Parmas

Juve i pamposhtur në këtë fillim sezoni, nuk gabon ndaj Parmas
Festa te goli i Mandzukic ndaj Parmas (Foto: Getty Images)

Juventusi ka vazhduar me fitore në këtë fillim sezoni në Serie A, Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 1-2 ndaj Parmas.

Vendasit befasuan me lojën e tyre të mirë, por ishin kampionët aktual që më përvojën e tyre nuk lejuan të befasohen nga sapo të futurit në ligë.


Goli i parë erdhi nga Mario Mandzukic në minutën e dytë, ndërsa Leo Stulac në minutën e 14 goditi shtyllën nga gjuajta e lirë.

Festa e Mario Mandzukic te goli i parë në ndeshjen Parma – Juventus (Foto: Getty Images)

Pas lojës së bukur nga vendasit erdhi dhe goli, ishte Gervinho ai që shënoi në minutën e 33-të nga afërsia.

Luca Rigoni kishte rast për gol në minutat shtesë të pjesës së parë, por rrjeta e Wojciech Szczesny mbeti e paprekur.

Festa e fitores (Foto: Getty Images)

Në minutën e 58-të Blaise Matuidi shënoi golin e fitores pas asistimit të bukur nga Mandzukic.

Në minutën e 73-të Douglas Costa goditi shtyllën me një gjuajte na distanca dhe në pjesën e mbetur të lojës nuk kishte ndonjë shans për t’u përmendur.

Ronaldo ende në kërkim të golit të parë me Juven (Foto: Getty Images)

Pas kësaj fitore Juventusi vazhdon në pozitën e parë me nëntë pikë, kurse Parma në vendin e 14 me një pikë.

Zonja e Vjetër në xhiron e ardhshme luan kundër Sassuolos, ndërsa Parma ndaj Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori