LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ndërton një shtëpi në Suharekë

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ndërton një shtëpi në Suharekë

Pas thirrjes së kryetarit të Qendrës së Bizneseve të Suharekës, Shaqir Palushi, për ndihmë familjeve te dëmtuara nga vërshimet, anëtaret e Klubit të Prodhuesve të Kosovës janë përgjigjur pozitivisht.

Kështu, Devolli Group nga Peja ka vendos të rinovoj shtëpinë e Arton Elshanit nga fshati Sopi, kurse Jaha Group nga Prishtina, Line Group nga Peja, Plastika nga Prishtina dhe Frutex nga Suhareka kanë marr përsipër ndërtimin e një shtëpie.


Apelojmë të të gjitha bizneset e Suharekës dhe me gjerë që t’i bashkohen këtij aksioni për sanimin e dëmeve, të shkaktuara nga vërshimet e ditëve të kaluara. Mjetet mund të derdhen në këtë xhirollogari.

Mbajtësi i xhirollogarisë: Qendra e Biznesit Suharekë

Xhirollogaria: 130-100100-1284575 (BPB Bank)