LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: I tregova hapur Patriarkut Irinej çka mendoj për Kosovën

Vuçiq: I tregova hapur Patriarkut Irinej çka mendoj për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,  ka takuar sot Patriarkun i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, të cilit thotë së ia ka thënë hapur për krejt çfarë mendon lidhur me Kosovën dhe çështje të tjera, “dhe unë kam dëgjuar prej tij çdo gjë që mendon ai dhe Kisha Serbe.

Siç raportojnë mediet serbe, Vuçiq u tha gazetarëve se ai dhe patriarku kanë dëgjuar njëri-tjetrin derisa bisedonin për çështje kombëtare dhe shtetërore.


“Jam i kënaqur që më ka dëgjuar”, tha Presidenti serb, dhe shtoi se me Patriarkun biseduan për situatën e serbëve në Kosovë , pozitën e popullit serb në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Mali i Zi, por edhe për tendencat katastrofale demografike dhe nevojën për të ndërmarrë masa serioze dhe të përgjegjshme për mbijetesën e popullit serb, përcjell Telegrafi.

Vuçiq tha se e ka njoftuar patriarkun lidhur me përmbajtjen e bisedimeve në Bruksel.

Sipas tij, patriarku e ka thënë hapur çfarë mendon lidhur me Kosovën dhe të gjitha çështjet e tjera të rëndësishme, si dhe dëgjoi nga Patriarku  çdo gjë ai dhe Kisha mendojnë.

Presidenti tha se në ditët e fundit është shënuar një veprim i fuqishëm spiunazhi, shkaku i së cilës Serbia erdhi në një situatë për të mbrojtur veten nga thashethemet.

“Tash ne duhet të jemi të lumtur? Ne duhet të jemi me fat që ndodhi diçka – formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, dhe jo që sot nuk na kanë vrarë. Ditët e fundit kemi pasur veprimtari nga qendra të ndryshme të fuqishme se diçka e tmerrshme po përgatitet, se si kriminelët monstruozë nga Beogradi me kriminelë më të vegjël në Prishtinë diçka po përgatisin… Ai që e thotë këtë nuk duhet jetë vetëm  qëllimkeq, por një i sëmurë rëndë “, tha thotë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori