Sulejman Ugljanin, kryetar i Këshillit Nacional të Boshnjakëve në Serbi, ka kritikuar ashpër liderët shtetërorë në Beograd për moslejimin e ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacollit që ta vizitojë Novi Pazarin. Sipas tij, çështja e Kosovës tashmë është e zgjidhur, ndërsa për Serbinë thotë se ka regjim
Një ftesë zyrtare e dërguar për ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacollin, që ta vizitojë fundjavën e kaluar Novi Pazarin ka bërë që krerët shtetërorë të Serbisë ta drejtojnë gjithë “arsenalin” kundër Sulejman Ugljaninit, kryetar i Këshillit Nacional të Boshnjakëve në Serbi.
Për një ftesë të tillë Ugljanin u akuzua nga mediet serbe se ia futi “gishtin në sy” shtetit të Serbisë, posaçërisht kur përmes një dokumenti zyrtar të Këshillit Nacional të Boshnjakëve e ftoi Pacollin, të cilit i referohej si ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, ta vizitojë Novi Pazarin.
Drejtuesit e institucioneve në Beograd menjëherë e “bombarduan” me akuza Ugljaninin, duke thënë se “provokimet” e tilla i bën sa herë që partia e tij nuk është pjesë e pushtetit qendror.
Ai ka qenë ministër pa portofol në qeverinë e ish-kryeministrit Vojisllav Koshtunica, ndërsa gjatë periudhës së viteve 2004-2008 ka qenë edhe kryetar i Novi Pazarit.
Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri” Ugljanin tregon arsyet se pse e ftoi Pacollin ta vizitojë Novi Pazarin.
“Për vite me radhë kemi dëgjuar të njëjtën histori rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, versionin serb. Ne shprehëm dëshirën që t’ua mundësojmë qytetarëve të Sanxhakut të dëgjojnë edhe anën tjetër. Përveç kësaj, ne i kërkuam ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Behgjet Pacollit që të na paraqiste vizionin e tij për procesin e stabilitetit dhe të bashkëpunimit rajonal në Ballkan”, thotë Ugljanin.
Sipas tij, ngurrimi i regjimit serb në mënyrë që t’ua mundësojë të gjithë qytetarëve të dëgjojnë edhe opinione ndryshe reflekton më mirë karakterin e këtij regjimi.
Lideri i Partisë së Aksionit Demokratik në Novi Pazar dhe i Këshillit Nacional të Boshnjakëve në Serbi ka lidhje të fortë me Kosovën, pasi që ka lindur në Mitrovicë, përderisa studimet në Fakultetin e Stomatologjisë i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës.
Ish-boksieri i klubit të boksit “Radniçki” gjatë kësaj interviste për “Zërin” i jep goditje të fortë politikës në Beograd, duke konfirmuar se çështja e statusit të Kosovës është e zgjidhur, ndërsa ka thënë se në Serbi ka regjim politik.
Ai ka akuzuar Serbinë se ka kryer gjenocid në Bosnjë, në Kosovë dhe në Sanxhak, madje siç thotë ai, krimet e tilla i ka bërë para syve të komunitetit ndërkombëtar, prandaj kërkon që në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit të përfshihen edhe përfaqësuesit politikë të boshnjakëve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in
Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës