LAJMI I FUNDIT:

Vitamina B12: Pesë arsye se përse ju nevojitet më shumë kjo vitaminë

Vitamina B12: Pesë arsye se përse ju nevojitet më shumë kjo vitaminë

Krijimi i një diete të balancuar është gjë e mirë për shëndetin.

Ndonëse synimi i shumicës është plotësimi i sasive të rekomanduara të makronutrientëve, faktikisht ka shumë përfitime shëndetësore edhe nëse i maksimizoni nivelet e mikronutrientëve – posaçërisht kur është fjala për vitaminën B12, transmeton Telegrafi.

Ekspertët bëjnë të ditur se mungesa e kësaj vitamine bën që të keni ligështim të muskujve, të ndieni lodhje, të keni probleme me kujtesë, marramendje, probleme me frymëmarrje, etj.


Trupi juaj nuk mund ta krijojë vitaminën B12 vetvetiu, prandaj i duhet ta merr këtë vitaminë përmes ushqimit.

Vitamina B12 kryesisht gjendet në mish, peshk, ushqime të detit, produkte djathore dhe në vezë, por edhe mund ta merrni si suplement.

Sidoqoftë, para se të vendosni të kujdeseni më shumë për nivelet e kësaj vitamine, normalisht se duhet t’i dini të cilat përfitime shëndetësore që i sjell kjo vitaminë:

1: Vitamina B12 është esenciale për nivele më të mëdha të energjisë.

2: Vitamina B12 e përmirëson funksionin e trurit dhe e rritë disponimin sepse ka rol kyç në krijimin e serotoninës dhe dopaminës.

3: Vitamina B12 ju mbron nga sëmundjet e zemrës duke i zvogëluar nivelet e homocisteinës

4: Vitamina B12 jua zgjidhë problemet e pagjumësisë duke prodhuar më shumë melatonin – hormon i gjumit

5: Vitamina B12 i mban flokët dhe lëkurën të shëndetshme sepse luan rol kyç në riprodhimin e qelizave. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori