Sara Natanyahu është gruaja e kryeministrit izraelit Benjamin Natanyahu, që po akuzohet për keqpërdorim dhe shkelje të besimit, në lidhje me keqpërdorimin e supozuar të fondeve të rezidencës kryeministrore.
Në rastin e njohur si “Afera e Ushqimeve të Gatshme”, ajo po akuzohet se shfrytëzoi paratë shtetërore, për të paguar ushqimet e porositura që arrijnë vlerën e 85 mijë eurove, thuhet në aktakuzën e ngritur nga një gjykatë e lartë në Jerusalem.
Sipas CNN, Sara shfrytëzoi edhe dhjetëmijë euro tjera, që të paguajë një kuzhinier profesionist. Po që se shpallet fajtore, për këto shpenzime të bëra prej 2009 deri më 2013, rrezikon dënim deri në tetë vite burg.
Mbrojtësit e saj i kanë hedhur poshtë akuzat, duke thënë se janë “të rrejshme dhe haluçinuese”.
“Është hera e parë në Izrael dhe në botë, që gruaja e një udhëheqësi akuzohet për të hyra e ushqimit” ka thënë ekipi saj mbrojtës. “Nuk ka shkelje apo abuzim me ligjin, shkelje të besimi apo keqpërdorim mjetesh. Ushqimi nuk ishte për familjen Natanyahu por për të ftuarit e shumtë, përfshirë edhe punonjësit e rezidencës. Jemi të bindur se do të triumfojë drejtësia dhe logjika e shëndoshë” thuhet në reagimin e mbrojtësve.
Nën ligjet izraelite, rezidenca e kryeministrit mund të porositë ushqim të gatshëm, vetëm nëse nuk ka kuzhinier. Por, përkundër se ishte një, vazhdonin porositë për pjata të shtrenjta, në restorantet më luksoze në Jerusalem, teksa faturat shlyheshin nga paratë e taksapaguesve, thuhet në raportin e hetuesve.
Pos kësaj, Sara akuzohet se pagoi kamerier që t’i shërbejnë gjatë fundjavave, ndërsa paguheshin sikur të ishin “fuqi punëtore shtesë”, apo “pastrues”.
“Gjueti shtrigash” i ka cilësuar ajo akuzat, për shkak të pozitës së bashkëshortit të saj, ndërsa ka thënë se “nuk do të gjendet asgjë, sepse nuk ka asgjë të vërtetë”.
Në anën tjetër, kryeministri Netanyahu i ka hedhur poshtë akuzat, duke shtuar se nuk ka të bëjë me to dhe nuk do të dorëhiqet për asnjë moment. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Trump e konfirmon, një takim me Putinin po organizohet
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025